Sulmuesi i Kombëtares Armando Sadiku pëlqehet nga skuadrat italiane dhe ruse por deri në fund të sezonit ai do të qëndrojë të Lugano në Zvicër. Ky është qëndrimi i agjentit të sulmuesit të talentuar për Tuttomercatoweb.com në Itali. Sadiku një nga titullarët fiks të trajnerit De Biasi në Kombëtare ka bërë një pjesë të parë të mirë të sezonit në Zvicër me fanellen e Luganos dhe është i kërkuar në merkato.

Menaxheri i 21 vjeçarit Sokol Haxhia deklaroi se situata është e qartë, për fat te keq Armando ka zbritur në fushë në fillim të sezonit me Locarno përpara se të transferohej të Lugano dhe në këtë mënyrë nuk është e mundur që ai të kalojë tek një tjetër skuadër përpara qershorit. Por ka një mënyrë që skuadrat që interesohen ta afrojnë në janar dhe ajo është duke blerë kartonin e tij dhe ta lënë në formë huazimi deri në fund të sezonit në Zvicer. Menaxheri Haxhia zbulon edhe ofertat e shumta që kanë ardhur në drejtim të sulmuesit Sadiku: Armando pëlqehet nga skuadra në Itali mes të cilave Siena dhe Fiorentina por këto ekipe kurrë nuk më kanë kontaktuar gjithsesi jam i sigurtë që klube italiane kanë kërkuar informacione drejtpërdrejtë në skuadrën e tij Lugano. Ne po presim që të bëhet diçka tani në janar por sinqerisht që nuk kam besim se mund të ndodhë ndonjë transferim. Agjenti mbyll deklaraten e tij duke theksuar se për Sadikun ka oferta edhe nga klubet ruse dhe se aty mund të ketë ndonjë lëvizje më të shpejtë