Safet Bajri, veç dënimit që mund të marrë nga drejtësia shqiptare për një sërë veprash penale, do të vuajë edhe 9 vite burgim të dhënë nga një gjykatë belge. Të premten e javës së kaluar, Gjykata e Shkodrës ka njohur vendimin e gjykatës belge, sipas së cilës Bajri është dënuar me 9 vite burg për trafik droge dhe prostitucion. Me njohjen e këtij vendimi, Safet Bajri do të vuajë dënimin në Shqipëri.
Ekstradimi i Bajrit në Belgjikë është i pamundur, pasi dy vendet nuk kanë një marrëveshje. Por Shqipëria dhe Belgjika kanë nënshkruar një marrëveshje për njohjen e dënimeve.
Në Shqipëri, Bajri është i akuzuar si kreu i një grupi kriminal që kryente trafik droge, vrasje dhe trukim ndeshjesh. Ai u arrestua në shtator të vitit 2018 gjatë një operacioni masiv policor të FNSH-së dhe RENEA-s që çoi në arrestimin e 11 të fortëve, anëtarë të bandës kriminale "Bajri" në Shkodër, në aksionin e koduar "Oaz". Bajri është duke qëndruar në qelitë e burgut 313 në Tiranë, pasi hetimet ndaj tij po i bën Prokuroria për Krime të Rënda. Në momentin e arrestimit, Safet Bajri ka qenë në një bilardo në zonën e Xhamllikut, dhe sapo kanë hyrë forcat RENEA, ai ka hedhur pistoltën e cila megjithatë është konstatuar nga efektivët e policisë.
Grupi kriminal "Bajri" nga Dobraçi i Shkodrës akuzohet për vrasje me dashje, gjobëvënie, trafik droge dhe pastrim parash. Anëtarë të këtij grupi kriminal akuzohen edhe si autorë të disa prej ngjarjeve kriminale që kanë tronditur kryeqendrën e veriut.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
49.9%
-
E gabuar
40.6%
-
Nuk e di
9.5%
Vota total: 1906
Lajme të tjera
-
Safet Bajri u lirua në Shqipëri, zhgënjim në Belgjikë! Mediat belge: I dënuar me 22 vite burg, bëri vetëm 6! A ka harruar Brukseli t'ua raportojë shqiptarëve?
8 Mars, 12:30
-
Safet Bajri lihet i lirë, përfundoi dënimin e drejtësisë belge në burgun e Lushnjës
3 Mars, 14:53
-
E pazakontë/ Komisioni i Vetingut i kërkon llogari gjyqtarit Andri Ymeri se pse nuk i ka zvarritur gjyqet! 915 vendime, për pensionet vendosi brenda 5 ditëve
15 Dhjetor 2022, 15:37
-
I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, lirohet nga burgu i Italisë vëllai i Safet Bajrit! ‘I forti’ që drejtonte bandën e Shkodrës
1 Tetor 2022, 13:26
-
Abuzuan me tenderin në komisariatin e Shkodrës, qytetarët ngrihen në protestë: Burgu nuk është për të ndershmit
24 Korrik 2022, 08:42
-
Prangosja e ish-shefit të rendit Saimir Rrustemit, qytetarët në Shkodër nesër protestë në mbrojtje të efektivit
23 Korrik 2022, 22:09
-
Gjykata e Lartë i shuan shpresat për liri Safet Bajrit! Lë në fuqi dënimin me 6 vite e 6 muaj burg për 'të fortin' e Shkodrës
13 Korrik 2022, 11:37
-
S’ka liri për Safet Bajrin, Gjykata e Fierit rrëzon kërkesën e kreut të bandës së Shkodrës
21 Qershor 2022, 15:16
-
Safet Bajri, 'i forti' i Shkodrës kërkon lirinë nga qelia: Nuk bëj më krime, do të respektoj ligjin
15 Maj 2022, 09:44
-
Vrasja e Endri Mustafës, gjykata e Shkodrës dënon me 10 vite burg 16-vjeçarin
10 Maj 2022, 14:11
-
U arrestua si i dyshuar për vrasjen e Prek Tonajt në Shkodër, Gjykata cakton 35 ditë arrest në burg për Eduard Kësollën
16 Shkurt 2022, 13:36
-
Harta e re gjyqësore, protesta e avokatëve të Shkodrës me mesazhin e fortë: Largoni Gjykatën, rikthejmë kanunin
28 Janar 2022, 14:00
Durrsi koha ka mi vertetu, ishalla je bashke me te at dite
PërgjigjuPo kto jan burra jo lepurusha o trim ,,shif se ditet e numerume i keni tan.ta po komenton prap ne ta mbrrift ymri me shkru ma .
Prit gomar te mbi bar thua ti .buken ner tavolin sic jeni tu e henger ashtu keni me vdek .me hije te safetit keni me fjet e shurra ne brek ka me ju shpetu .pushta ,far spinjsh ,far m..i
PërgjigjuO Durresi koha ka per ta vertetuar, i duruari i fituari
PërgjigjuO tiku ,plumi ju pret juve se ky e ka oren 12 ,pasha brenda pasha jasht,pastaj mos ja mani merakun se veren e ka te pronotuar per dubaj.beje gjumim e qet se esht i pari venit ky jo klysh spiunu
PërgjigjuHahahahahahahhaahahahaahahahahhahahahahahahahhahaaha e ithtt boll
Hala flitet per ket magjyp (jevg) legen, te bajne burgun se plumbi e pret, i pabese.
Përgjigju