Në 2 javët e para të gushtit në bashkinë e Kukësit duhet të bëhen zgjedhje të pjesshme pas vakancës së krijuar nga shkarkimi i kryetarit Safet Gjici.
Gjici u shkarkua një ditë më parë (16 qershor) nga Këshilli i Ministrave për shkak të përfshirjes së tij në një skandal seksual në zyrën e bashkisë Kukës. Skandali u zbulua pasiu shpërnda me shpejtësi videoja erotike përmes whatsapp.
Sipas nenit 10 të Kodit Zgjedhor, në rast të ndërprerjes së mandatit, zgjedhjet e reja mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit. Njoftimi vakancës bëhet 15 ditë nga mbarimi I afatit për ankim në Gjykatën Kushetuese, pra data 31 korrik.
Sipas procedurës së parashikuar në Kodin Zgjedhor, kryeministria fillimisht do të njoftojë institucionin e presidencës për ndërprerjen e mandatit të kryetarit të bashkisë përkatëse.
Pas njoftimit zyrtar për vakancën e krijuar, Presidenti i Republikës brenda 48 orëve do duhet të marrë vendimin për një datë të re zgjedhjesh të pjesshme.
Duke nisur që nga momenti i shkarkimit të Kryetarit të Bashkisë, kompetencat e këtij posti i kalojnë nënkryetarit, i cili i gëzon ato deri në procesin e garës së re zgjedhore. Pas dekretit të presidentit, Komisioni Qendror i zgjedhjeve nis përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve, duke i krijuar kushtet subjekteve politike të paraqesin propozimet e tyre me kandidatët respektivë që do të bëhen pjesë e garës.
KQZ ka detyrimin të caktojë datën për të realizuar procedurat e regjistrimit të kandidatëve, anëtareve të KZAZ-ve si dhe caktimin e fondit për mbarëvajtjen e proçesit zgjedhor.

Një video skandaloze u publikua një ditë më parë, ku ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ishte filmuar teksa kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e Bashkisë. Kjo video, solli reagime të shumta në rrjet, e madje shihet se Safet Gjici ka mbyllur edhe llogarinë zyrtare në Facebook.
Nëse kërkohet në Facebook emrin e tij, më saktësisht “Safet Gjici Faqja Zyrtare”, dalin vetëm artikuj dhe postime që lidhen me emrin e tij, por jo llogaria zyrtare e ish-kryebashkiakut socialist.
-
Keshtu eshte e ska si te jete kur te pashkollet, zuzaret, trafikantet, kriminelet u bene drejtore, kryetare, shefa. Te me rruaje Rama, e kishte zgjedhur tamam gomarin per kukesin,
Përgjigju -
Nxjerrja e videos se Safet Gicit besoj eshte paralajmerim per dike tjeter. Pra ishte prove gjenerale.
Përgjigju-
Po thua qe opozita ka gjetur menyren per te rrezuar Edi Ramen?! Mitingjet nuk po kane sukses, u mbeti vetem te bejne Gojore. Do lodhen ca,por e kane moralin te larte... dhe gjuhen gati. Rama je i paralajmeruar!
-











Komente
Komento