TIRANË - Kulla e Sahatit të Kalasë së Gjirokastrës po restaurohet pas 10 vjetësh. Krahas punës që po bëhet në kështjellën e qytetit të Gjirokastrës për pastrimin, projektin e rilevimit, edhe sahati do tani do të kryjë funksionin e tij.
Pavarësisht disa projekteve për rivënien në punë të tij, asnjëherë nuk është arritur që të bëhet dicka konkrete.
Ndërkohë një projekt për ndricimin e këtij monumeti është në fazë përfundimatare, e cila do ta bëjë edhe më të evidentueshëm këtë monument madhështor.
Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në kuadër të Festivalin Folklorik Kombëtar 2015 i cili pritet të zhvillohet në muajin maj të këtij viti, po kryen pastrimin e galerive, e po ashtu ka përfunduar projektin e dixhitalizimit të të gjitha monumenteve kategori e parë dhe e dytë në zonën historike të qytetit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO