Pirgu do të interpretojë rolin e togerit Pinkerton nga opera “Madama Butterfly”. Në prag të premierës, mediat zvicerane kanë dhënë vlerësimet e tyre maksimale për Saimir Pirgun, ndërsa në faqen zyrtare të Teatrit të Zyrihut zëri kristalor i tij është vetë promocioni i premierës.
Media të rëndësishme zvicerane si Tages Anzeiger e vlerësojnë tenorin shqiptar për ngrohtësinë që zëri i tij përcjell, duke e krahasuar me tenorin e madh italian Luciano Pavarotti. Në artikujt dedikuar tenorit shqiptar deklarohet se ai rrezaton ngrohtësi, jo vetëm në zë por edhe në shpirt.
Madama Butterfly do të shfaqet në Zyrih në datat 10, 14, 17, 20, 23, 27 e 29 dhjetor dhe me pas në datat 1, 5, 7, 10. Premiera ngjite në skenë nën drejtimin e regjisorit Ted Huffman.
Datat e koncertit
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO









