Saimir Pirgu "pushton" kopertinat
e revistave prestigjioze zvicerane

Saimir Pirgu e revistave prestigjioze zvicerane
">
E përmuajshmja zvicerane “Musik&Theater” ia ka dedikuar kopertinën e parë të vitit 2018 tenorit shqiptar me famë botërore Saimir Pirgut. Pirgu ka nisur të interpretojë që në datën 10 dhjetor në operën e Zyrihut në Zvicër. Ai ka kënduar për herë të parë rolin e togerit Pinkerton nga opera “Madama Butterfly”. 

Madama Butterfly u shfaq në Zyrih në datat 10, 14, 17, 20, 23, 27 e 29 dhjetor dhe me pas në datat 1 e 5 janar. Ndërkohë kjo opera do të vijojë të jepet edhe në data 7 e 10 janar. Janë 11 netë ku Saimir Pirgu interpreton Pinkertonin.

Në intervistën e dhënë për prestigjiozen zvicerane “Musik&Theater” Saimir Pirgu ka folur për rolin e tij të veçantë në premierën e regjisorit Ted Huffman. Nuk kanë munguar edhe pyetjet për përvojën etij në skenat e mëdha botërore dhe rolet më të spikatur.

[gallery]25281[/gallery]
Është diçka e rrallë që vëmendjen në këtë premierë e ka tërhequr Saimir Pirgu, sipas bisedës që bëhet më gazetarin Andrea Meuli.

Tek Madama Buterfly zakonisht mediat përqendrohen në rolin kryesor femëror, tek Cio-Cio-San që këtë herë u interpretua nga sopranoja e njohur Svetlana Aksenova.

Përzgjedhja e Saimir Pirgut në kopertinë e revistës prestigjioze zvicerane rrëfen sesa shumë e çmon bota e artit tenorin shqiptar. Edhe në poesterin e Premierës është perzantuar tenori Pirgu dhe jo sopranoja siç ndodh zakonisht ku jepet lajmi për premirën Madama Buterfly.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit