Saimir Tahiri: Protestuesit të rrinë
sa të duan në shesh, s'do i vrasim

Saimir Tahiri: Protestuesit të rrinë<br />sa të duan në shesh, s'do i vrasim
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i pyetur nga Report Tv nëse do të lejohet PD që të vazhdojë protestën edhe pas orarit zyrtar të parashikuar 12:00-16:00 u shpreh se mund të vazhdojnë sa të duan tubimin.
 
"Protestuesit le të vazhdojnë sa të duan në tubim, me ditë të tëra. Do të kujdesemi për protestuesit nuk do t'i vrasim" deklaroi Tahiri.
 
Deklarata e Tahirit se nuk do t'i vrasim protestuesit, por do ti mbrojmë është një kujtesë për atë që ndodhi në 21 Janar 2011 në protestën e PS para Kryeministrisë ku u vranë 4 persona dhe në qeveri ishte ish-kryeministri Sali Berisha, që sot ndodhet para godinës së qeverisë.
 
PD po bën gati ngritjen e çadrave, ndërsa parashikohet që të ngrihen 10 të tilla dhe në krye të organizimit qëndron ish-drejtori i policisë së bashkisë së Tiranës në kohën e Bashës, Florenc Hoxha.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën