Prishtinë - Qeveria e shtetit Saint Kitts dhe Nevis të hënën kanë marrë vendim për njohjen e Kosovës, ndërsa brenda disa ditëve pritet të dërgojë edhe notën verbale në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Burime brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, kanë thënë për KTV-në se kjo njohje i është komunikuar edhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, por ka shtuar se po presin notën verbale për ta bërë publik lajmin.

Ministri Hoxhaj disa herë ka vizituar Saint Kitts dhe Nevis.

Njohja e këtij shtetit do ta çonte në 97 numrin e shteteve qe kanë njohur Kosovën.

marrë nga koha net
(ad.ti/shqiptarja.com)