Sakrifica prindërore u merr 
jetën, fëmija i shpëton mbytjes

KAVAJE - Kanë shpëtuar fëmijën 7-vjeçar, por kanë gjetur vetë vdekjen. Jeta dhe Sinan Shala, përkatësisht 46 dhe 48 vjeç janë mbytur në plazhin e Qerretin ndërsa kanë hyrë në det për shpëtuar fëmijën e tyre, që rrezikonte të mbytej nga dallgët e mëdha.
 
Ky është vendi ku ka ndodhur tragjedia e familjes Shala, të cilët kishin zgjedhur këtë plazh për të kaluar pushimet, ndërsa kishin zgjedhur cadrën në radhë të parë ndoshta për të monitoruar dhe fëmijën e tyre 7-vjeçar.
 
plazhi i qerretit

plazhi i qerretit

Kamera e A1 Report ka mundur të filmojë atë që ka mbetur më pas, shapkat e dy të ndjereve si dhe lodrat e fëmijës, që prindërit i kishin marrë me vete.

plazhi i qerretit

plazhi i qerretit

plazhi i qerretit

Ata ishin nga fshati i Qerretit të Kavajës. Fëmija është dërguar menjëherë në reanimacion për të marrë ndihmën e parë nga mjekët e spitalit të Durrësit. Ndërsa trupat e pajetë të dy viktamave janë dërguar, në morgun e qytetit. 

morgu




Ne Golem, vajza i shpeton mrekullisht mbytjes

Kjo nuk është e vetmja tragjedi që shkoi fatkeqësisht keq. 

Një video amatore e mbërritur në redaksinë e Shqiptarja.com, shfaq dallgët e forta të shkaktuara nga moti i keq, të cilat kanë qenë duke i marrë jetën një vajze, e cila fatmirësisht ka mundur të shpetojë. Ngjarja ka ndodhur në Golem shumë pranë Qerretit .


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Meta në SPAK 2 orë e gjysëm, avokati Gjokutaj: U pyet vetëm për lobimin në SHBA! Kërkoi të flasë me gazetarët, por i thanë e pamundur

Meta në SPAK 2 orë e gjysëm, avokati Gjokutaj: U pyet vetëm për lobimin në SHBA! Kërkoi të flasë me gazetarët, por i thanë e pamundur