Salah i jep fitoren Liverpool ndaj Crystal Palace

Salah i jep fitoren Liverpool ndaj Crystal Palace

Mohamed Salah, realizoi golin e fitores për “të kuqtë"

Liverpool ka fituar me përmbysje në fushën e Crystal Palace, në ndeshjen që hapi javën e 32-të të kampionatit anglez. Të kuqtë, edhe pse pësuan gol, në fund fituan 2-1. Kur u mbushën 13 minuta lojë, Crystal Palace kaloi në avantazh me penalltinë e kthyer në gol nga Luka Milivojevic. Barazimi i miqve erdhi sapo nisi pjesa e dytë me golin e shënuar nga Saido Mane.

Ky ishte goli 43-të për Mane në Premier League, duke barazuar rekordin e futbollistëve nga Senegali në këtë kampionat, që mbahet nga Demba Ba. Gjashtë minuta para fundit, “i zakonshmi” Mohamed Salah, realizoi golin e fitores për “të kuqtë”, duke u gjendur në vendin e duhur në momentin e duhur duke “firmosur” golin e 29-të në këtë kampionat, ku është golashënuesi më i mirë.

Ai barazoi rekordin e Drogba, si lojtari afrikan që kishte shënuar më shumë në harkun e një sezoni në Angli. Kjo fitore e ngjit ekipin e Jurgen Klopp në vendin e dytë me një pikë më shumë se Manchester United i vendit të tretë.


 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg