Liverpool ka marrë një fitore të çmuar në ndeshjen më të rëndësishme të javës së 34 të “Premier League”, pasi ka mposhtur 2-0 Chelsea-n. Në “Anfield” pjesa e parë është mbyllur me porta të paprekura, ndërsa me fillimin e së dytës erdhi edhe zhbllokimi i rezultatit.
Ishte Mane në minutën e 51 që finalizoi me kokë një asist të Henderson, ndërsa pak çaste më pas Salah realizoi një eurogol nga jashtë zone, duke bërë që tifozët vendas të vendosnin duart në kokë.
Më këtë fitore Livepool merr kryesimin e “Premier League” me 85 pikë, 2 më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar. Ndërkohë humbja djeg shumë për Chelsea-n pasi e nxjerr jashtë zonës “Champions”.