Në një ditë të veçantë për besimtarët myslimanë, siç është festa e Bajramit, mediat në Angli kanë publlikuar një lajm tepër interesant. Protagonist i këtij olajmi është Mohamed Salah, futbollisti i Liverpool, që ka zhvilluar një sezon fantastik duke ndihmuar ekipin për të fituar “Champions League”.
Gjithsesi ndikimi i Salah që prej kohës kur mbërriti në Britani ka qenë më i madh se vetëm në kaudratin e fushës së gjelbër. Për shkak të mesazheve të shpërndara prej tij në qytetin e Liverpool janë ulur me 19% krimet të cilat kanë bazë fetarë.
Asgjë nuk ndalet këtu, pasi si pasojë e egjiptianit janë ulur me 50% edhe mesazhet diskrimunuese fetare të shpërndara në rrjetet sociale.