Legjenda e Liverpoolit, Mark Lawrenson, i ka bërë thirrje klubit anglez që të mos i ofrojnë një kontradë të re Mohamed Salah pavarësisht se egjiptiani po kalon një formë mjaft të mirë.
Ylli egjiptian mbetet i preferuari i Jurgen Klopp dhe këtë sezon ka shënuar dhjetë gola në 12 paraqitje.
Pati lajme për një largim të mundshëm të tij gjatë afatit kalimtar në verë, me klubin arab Al-Ittihad të cilët ishin tejet të interesuar për shërbimet e tij.
Salah vendosi që të qëndrojë në “Anfield”, por kontrata e tij skadon në vitin 2025. Skuadrat në Lindjen e Mesme mbeten të interesuara për Salah dhe e kanë bërë një prioritet të afatit kalimtar.
Sipas ikonës së Liverpoolit, Mark Lawrenson, Klopp duhet të lejojë largimin e Salah duke marrë parasysh moshën e tij. Ai do të mbushë 32 vjet verën e ardhshme dhe do të luajë vitin e tij të fundit të kontratës.
“Ata duhet ta lejojnë të largohet dhe të marrin paratë. Ju mund ta kuptoni kalimin e tij në Arabi për shkak të kombësisë së tij”, ka thënë fillimisht Lawrenson në një intervistë.
“E paramendoj se ai nënshkroi kontratën e tij të fundit, duke marrë parasysh gjithçka që po ndodh në Ligën Saudite. Jam i sigurt se klubi do të ishte i lumtur të thonin, ‘Faleminderit për shërbimin tuaj, ne do të marrim 100 milionë euro dhe ju gjithashtu do të merrni shumë para, paçi fat’”, shtoi ai.