Sali Berisha: Halim Kosovën e
propozoi Rama president në 2007

Sali Berisha: Halim Kosovën e<br />propozoi Rama president në 2007
TIRANË - Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk mund të ketë zgjedhje në bashkinë e Kurbinit për sa kohë që institucionet më të larta të administrimit të zgjedhjeve kanë marrë sipas tij vendime nën presion politike. Zoti Berisha tha se vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Kolegjit janë në kundërshtim të hapur me kushtetutën.

“Në histori nuk kam dëgjuar kurrë që një institucion të mund të kthejë dorëheqjen e parevokueshme. Ky është rasti i parë, mendoj dhe besoj se për KQZ e drejta dhe jo gërma e ligjit, duhet të jetë preokupimi i parë i saj. Fryma e ligjit kurrë nuk autorizon këtë. KQZ i privoi zgjedhësit e Kurbinit jashtë çdo kompetence nga një e drejtë kushtetuese për të pasur dy kandidatë. KQZ pranoi për Kurbinin që zgjedhje të tipit monist. Kolegji ka marrë një vendim sikur të ishte reparti i Partisë Socialiste”, - u shpreh ish-kryeministri Berisha.
 
Berisha tha se nuk mbështet në asnjë rast bojkotin e zgjedhjeve nga Partia Demokratike por sipas tij çdo manipulim që cënon procesin zgjedhor po dokumentohet nga opozita. Zoti Berisha tha se këto janë zgjedhjet më të manipuluara që janë zhvilluar ndonjëherë.
 
“Këto janë zgjedhjet më të manipuluara në të gjitha llojet e manipulimeve që janë zhvilluar ndonjëherë. Agresioni fizik ndaj kryetarit të opozitës, tek blerjet e votës haptazi në thasë mielli, me patenta me të brendshme”, tha Berisha.
 
Por Sali Berisha nuk kurseu vlerësimet për kandidatin e PD në Tiranë, ku sipas tij sondazhet e nxjerrin Halim Kosovën fitues dhe mbështetja ndaj tij tha Berisha faktohet edhe nga kryeministri i cili e propozoi në 2007 si kandidat për President të Republikës.

Kandidat si ky s’ka pasur ndonjëherë Tirana. Edi Rama kot bëhet agresiv, në 2007 Rama ma ka propozuar si kandidat për President Republike, jam i bindur se e ka ofruar mbi bazën e një vlerësimi, tani mbylle, mos u merr me sulme.. Halimi nuk po merret me sulme. Nëse është puna për sulme lista e të zezave të Ramës nuk ka fund, Halimi po flet për ato që njerëzit duan, puna, punësimi”,­ përfundoi Berisha.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Çuçi: Veliaj është ka mbështetjen absolute të grupit të PS! S’e bën pis asnjë lloj balte që hidhet ndaj tij

Çuçi: Veliaj është ka mbështetjen absolute të grupit të PS! S’e bën pis asnjë lloj balte që hidhet ndaj tij