'Sali Berisha ka qenë agjent, ky është personi që e ka rekrutuar në 1967. E sfidoj me këtë dëshmi'

'Sali Berisha ka qenë agjent, ky është personi që e ka rekrutuar në 1967. E sfidoj me këtë dëshmi'

Spartak Braho publikon raportin e operativit të Sigurimit, Ali Anadolli: “Ky është personi që e ka rekrutuar Berishën në 1967. Lidhja me UDB nëpërmjet vjehrrit Rexhepit. UDB dhe shërbimi francez e ndihmuan për të marrë pushtetin” .

Akuza e rëndë e deputetit, ish-kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare për ish-Kryeministrin dhe ish-Presidentin e Shqipërisë: “Mbaj përgjegjësi të plotë për këto që po deklaroj sot në DITA, ftoj Berishën t’i përgënjeshtrojë.

Disponoj dëshmitë me shkrim të ish-operativit. Jam në dijeni të deklasifikimit të disa dokumenteve të UDB, të cilat vërtetohen nga ish-kundërzbulimi shqiptar”…

Nga Xhevdet Shehu -DITA

Me deputetin Spartak Braho kam zhvilluar një sërë intervistash dhe bashkëbisedimesh, ndoshta më shumë se me asnjë politikan tjetër. Kjo është padyshim një nga më të vështirat që kam bërë. Jo pse sulmon Sali Berishën, por faktet që sjell janë vërtetë tronditëse.

Kjo intervistë është e ndarë në dy pjesë dhe vijon nesër.

– Zoti Braho, në një intervistë të mëparshme ju thatë se Sali Berisha ka qenë rekrutuar nga shërbimet e huaja sekrete dhe vazhdon të jetë në shërbim. Kjo është një akuzë shumë e rëndë për një politikan shqiptar, për më tepër, ish President dhe ish-Kryeministër i vendit. Shumë nga lexuesit e DITA-s na kanë kërkuar ta dokumentoni këtë akuzë..

– I justifikoj të gjithë ata që duan të dinë më shumë. Unë kam patur rastin të njoh nga afër një pjesë të njerëzve dhe dokumentacionit  që lidhej me këtë dhe kam premtuar se do t’i sjell këto fakte. Por po ju them se nuk kemi të bëjmë me një agjent të thjeshtë. Sali Berisha ka qenë një agjent kalibri, një superagjent pak a shumë, i ngjashëm me Kim Filbin, apo me Esat Toptanin. Një agjent i shumëfishtë. Spiunët kanë një huq, që, pasi firmosin njëherë diku, nuk dinë të tërhiqen, por zhyten thellë e më thellë.

-Zoti Braho, po flasim për një personalitet të shquar politik me ndikim të ndjeshëm edhe sot. Le të flasim me fakte…

– Është në etikën tuaj si gazetar ta konsideroni zotin Sali si “një personalitet të shquar politik”.  Unë nuk jam i një mendjeje me ty, i nderuar Xhevdet. Pavarësisht ndikimit të tij, mua nuk më rezulton si i tillë. Ai është një kurban i shërbimeve të fshehta antishqiptare të cilave vazhdon t’u shërbejë edhe sot.  Sali Berisha është një agjent i vërtetuar i UDB -së, së bashku me disa bashkëpunëtorë të tij.

– Mund ta faktoni?

– Padyshim. Sali Ram Berisha fillimisht është rekrutuar nga Sigurimi Shqiptar dhe ka përzgjedhur pseudonimin “Penicilina”. Unë disponoj dëshmitë me shkrim të ish-operativit të Sigurimit të Shtëtit, Ali Anadollit, i cili e ka rekrutuar Saliun si agjent në vitin 1967. Ka rëndësi të theksohet viti, pasi në vitin 1968 Saliu është pranuar anëtar i PPSH-së për devotshmërinë e lartë që ka treguar. Në raportin e tij operativi i Sigurimit të Shtetit, shkodrani Ali Anadolli, i cili e ka rekrutuar Saliun fillimisht shkruan se në vitin 1962, Sali Berisha erdhi në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Mjeksisë.

Pasi mbaroi studimet u mbajt në spitalin e Tiranës si mjek kardiolog dhe më vonë si kardiokirurg. Në këtë kohë ai përgatiti dokumentet për t’u futur në Parti. Një vëlla i tij, me emrin Selim, kishte mik kryetarin e Degës së Punëve të Brendshme të Tropojës, Idriz Shehun. Ai i kërkoi Idrizit ta ndihmonte të vëllanë për t’u pranuar në Parti. Idrizi i përgjigjet se në kushtet e Sali Berishës (me probleme në biografinë e familjes), për t’u pranuar në Parti, duhej që edhe ai ta ndihmonte shtetin me shërbime të veçanta, prandaj ai duhej takuar dhe t’i merrej mendimi nëse ishte dakord kështu.

Pas takimit me Saliun në Tiranë dhe pasi mori miratimin e tij, i vëllai (i cili sot nuk jeton, pasi ka vdekur nga zemra, dhe që ishte i vetmi person pozitiv në fisin e tyre) u kthye në Tropojë. Pas disa kohesh, bashkë me kryetarin e Degës, u nisën me makinën e tij për në Tiranë dhe u takuan me persona të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët e tërhoqën Saliun në bashkëpunim, me pseudonimin “Penicilina”. Pas kësaj, iu miratua edhe kërkesa për të hyrë në Parti. Sali Berisha u studiua mire nga sigurimi i shtetit dhe pranimi per rekrutimin e tij lidhej me ambicien e tij te madhe për karrierë.

Në atë kohë ishte rregull që dosja e kuadrit që bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit nuk ruhej në Komitetin Ekzekutiv të Rrethit por nga Drejtori në Drejtorinë e Punëve të Brendshme në Ministri. Kur erdhi në pushtet, jo më kot, Sali Berisha e futi në burg ish Drejtorin në Ministri, Zef Loka, një burrë i ndershëm që e kishte ndihmuar shumë Sali Berishën në zgjidhjen e çdo problemi familjar.

– Sa të vërteta janë gjithë këto që thotë ky operativ i ish-Sigurimit të Shtetit? Dhe si keni arritur në përfundimin që është rekrutuar nga UDB apo shërbime të tjera?

-Ky operativ flet me data dhe fakte konkrete. Na paraqet një raport me shkrim normal për punën e tij. I takon Sali Berishës t’i përgënjeshtrojë po qese ka fakte që t’i mohojë këto. Por unë jam i bindur që ai nuk do ta bëjë këtë.

Le t’i rikthehemi historisë. Gjatë kësaj kohe (para viteve ’90 pra ), Sali Berisha  zbatonte me përpikmëri mësimet e PPSH, deri sa u bë sekretar i organizatës së PPSH të spitalit. Në këtë kohë filluan t’i shfaqen siptomat e një sëmundjeje psikike. Për shkak të kësaj sëmundjeje ai është dërguar nga Partia për mjekim në Austri. Sëmundja mbikëqyrej dhe kurohej nga kolegu i tij psikiatër Ylvi Vehbiu.

Spartak Braho

Në kohën kur Partia merrte nisma për të ndihmuar zonat veriore me mjekë, në një mbledhje të zhvilluar me kolektivin e spitalit, Sekretari i Partisë, Ilir Gjylbegu, kërkoi që kandidatura e Ylviut të mos përfshihej në transferim. Kur u kërkuan sqarime për shkakun e këtij rekomandimi, Iliri shpjegoi se Ylviu duhej të qëndronte pasi nuk kishte se kush të mbikëqyrte Sali Berishën në sëmundjen e tij. Ky “sqarim”, i kushtoi shumë pas 25 vjetësh Gjylbegut, kur Sali Berisha u bë kryetar i PD dhe President i vendit. Presidenti e largoi Gjylbegun nga profesioni për 3 vjet dhe u desh ndërhyrja e miqve që ky mjek, specialisti më i mirë në Shqipëri për profesionin e tij, të rikthehej në punë.

Ylvi Vehbiu, me ardhjen e Berishës në pushtet, u largua pa u ndjerë për në SHBA pasi, siç u tha disa shokëve, duke e ditur sëmundjen e Sali Berishës, do të bëhej kurbani i tij i parë. “Mjerë Shqipëria!” u shpreh Ylviu. Sali Berisha bëri çmos për ta gjetur.

Për pjesën e dytë të pyetjes suaj, Sali Ram Berisha martohet me Liri Rexhep Ramën. Rexhepin, mbas çlirimit të vendit, bashkë me disa studentë të tjerë i dërguan për studime në Jugosllavi, në Institutin e Fizkulturës. Kur u prishën marrëdhëniet me ish Jugosllavinë, të gjithë studentët u kthyen menjëherë në Shqipëri, ndërsa Rexhepi është kthyer pas disa vjetësh.

Në Jugosllavi, vjehrri i Sali Berishës, Rexhepi, u tërhoq në bashkëpunim nga UDB-ja. Për këtë ndikoi fakti se motra e Milicës (e shoqja e Rexhepit, tezja e Lirisë dhe  vjehrra e ardhshme e Saliut ), ka qenë gjatë luftës oficere e OZNA-s (paraardhësja e UDB-së) dhe pas çlirimit të Jugosllavisë, kolonele e UDB-së, mbështetëse e Rankoviçit dhe e operacioneve të tij për shfarosjen e shqiptarëve. Djali i saj (djali i tezes së Lirisë), gjatë luftës në Bosnje, ishte këshilltar ekonomik i Millosheviçit.

– Zoti Braho, gjatë bisedës sonë përpara intervistës, e krahasuat Berishën me Esat Pashën. M’u duk i ekzagjeruar krahasimi…

– Dosja e Saliut për veprat etij antishqiptare është shumë më e zezë se sa ajo e Esatit. Mua më duket sikur Esatin po e bëj më të zi se ç’është duke e krahasuar me Saliun. Esati nuk pati kohë t’i realizonte planet e tij, sepse e vrau Avni Rustemi në Paris. Ndërsa ky Esati modern me emrin Sali erdhi në pushtet, në majat më të larta dhe për tridhjetë vjet me radhë nuk ka të ndalur…

Me mbështetjen e UDB?

Natyrisht. Edhe me mbështetje te shërbimeve të tjera agjenturore, ku dallon ai francez…

March 1991, Tirane, Albania — Democratic Party Leader Sali Berisha in His Office — Image by © John Demos/Apeiron/Sygma/Corbis

– Këto akuza i janë përmendur pjesë-pjesë zotit Berisha, por ai nuk ka reaguar asnjëherë…

-Heshtja e tij tregon që ai nuk është në gjendje t’i kundërshtojë këto. Do të dalin një ditë dokumentet autentike të bashkëpunimit me agjenturat e huaja si një superagjent. Por, shikoni aktet antikombëtare të këtij njeriu. Lexoni librin “Çështja shqiptare – riformësimi i Ballkanit” të autorëve anglezë James Pettifer dhe Miranda Vickers.

Ata thonë se gjatë kohës së studimeve në Francë, (vitet 70), Sali Berisha ka dekonspiruar te shërbimi fshehtë francez rrjetin e agjentëve shqiptarë të zbulimit, emrat e të cilëve i janë përcjellë me siguri UDB-së. Por akti më i poshtër i këtij njeriu ndodhi kur Berisha mori pushtetin dhe sabotoi luftën e UÇK-së. Shikoni se çfarë shkruajnë autorët anglezë në faqet 156-157 të këtij libri:

“Hapat e parë në këtë drejtim u hodhën në vitin 1991 kur një grup prej 54 kosovarësh filluan përgatitjen ushtarake në akademinë e Tiranës. Sapo kryeqytetet perëndimore morën njoftim për këto zhvillime, qeveria e Partisë Demokratike u vu nën një presion të madh, sidomos nga qeveria angleze, për t’i mbyllur këto kampe përgatitjeje dhe për të arrestuar personelin më të rëndësishëm. Mund të pohohet se qeveria e Partisë Demokratike e tradhtoi kombin duke iu nënshtruar këtyre presioneve dhe duke vepruar kundër UÇK-së së sapolindur.

Qeveria e Partisë Demokratike nuk i respektoi të drejtat njerëzore të veprimtarëve kosovarë kur ajo ishte në pushtet. Themeluesi i UÇK-së, Adem Jashari, i cili do të martirizohej në mars të 1998-ës në Prekaz të Drenicës (në Kosovën qendrore), ndërsa krejt familja e tij do të shndërrohej në një legjendë që në ditët e para të luftës së Kosovës, ishte arrestuar dhe burgosur në Tiranë në vitin 1993. Zëdhënësi politik i UÇK-së Hashim Thaçi u burgos më 1996 dhe më vonë i shpëtoi për fije vdekjes kur shoku i tij i dhomës, gazetari Hysni Vulaj u vra nga një grup kriminelësh me pagesë. Zahir Pajaziti, komandanti karizmatik i grupit të Llapit, i cili u vra nga policia serbe më 1997, ishte arrestuar nga qeveria e Berishës më 1995.” Jasharët dhe Hashim Thaçi i dinë mirë këto veprime ndaj tyre.”

Pikërisht në këtë kohë qeveria e Berishës thyente embargon e OKB-së ndaj ish-Jugosllavisë dhe furnizonte me naftë makinerinë e luftës të Millosheviçit. Sali Berisha ngriti edhe shoqërinë “Shqiponja” pranë PD-së, të cilën e administronte Tritan Shehu. Më vonë ishte Sali Berisha që i bënte thirrje delegacionit kosovar në Rambuje që të mos e firmoste marrëveshjen që çoi në çlirimin e Kosovës.

Jam ne dijeni të deklasifikimit të mjaft dokumenteve të UDB të cilat do të na njohin me fakte të tjera. Duhet patur parasysh edhe se dokumentacioni agjenturor i Sali Berishës që arshivohej në SHIK, me urdhër te Gazidedes u asgjësua, po njerëzit që janë marrë me kundërzbulimin janë akoma gjallë dhe disponojnë dokumente autentike.

(Vijon)

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • USA.: 09/03/2019 02:55

    Hahaha Spartak.Ti atij regjimi I ke sherbyer dhe nuk e kape.Pastaj Enveri kapte te pafajshmit dhe jo me Saliun.Tani e bere hero o majmun komunist i felliqur.

    Përgjigju
  • Vlonjati99ave: 08/03/2019 22:43

    Mut njëri e kakë tjetri... interesa politike e shtetërore. Mjerë populli që ka qënë, është dhe do të mbetet bagëti gjithë jetën!!

    Përgjigju
  • life: 08/03/2019 20:32

    une nuk e dua s.berishen por ne qoft se esht ber agjent i huaj qe ne 67 duhet ber hero kombetar se ka luftuar megjithmend komunizmin.kur BRAHO me shok torturuan per 45 vjet popullin dhe sot ata dhe bijt e tyre qeverisin dhe sot,ateher LAVDI SALI BERISHES QE KA LUFTUAR QYSH I RI REGJIMIN DIKTATORIAL TE Enver hoxhes

    Përgjigju
    • Pato: 09/03/2019 08:20

      O debil i ka sherbyher komunizmit, ka qene agjent i sigurimit qe me 67. U luftonte duke shkuar me pushime me familjen e Enverit apo duke bere deshmitarine e rreme gjyqeve te komunizmit?

    • River trade: 08/03/2019 22:02

      po turp si ske xhanem? Saliu eshte qen bir qeni. Ky baho nuk eshte me i mire por te pakten nuk eshte agjent i huaj kundra vendit te vet

  • 007: 08/03/2019 19:10

    Jo vetem agjent por dhe nje zorre b...the

    Përgjigju
  • Populli: 08/03/2019 16:04

    Si ka mundesi qe ky kriminel na paska drejtuar neve faktet jane fakte se jane me deshmitar ndaj organet ligjzbatuese duhet te kryejne detyren pa hezitim

    Përgjigju
  • Agjenti: 08/03/2019 15:02

    Kam informacione qe sherbimi i mshefte i sukthit ka rekrutu fadil hasen ne 1967.

    Përgjigju
    • Alma: 09/03/2019 01:17

      Kjo po ..... hahaha

  • Kahjh: 08/03/2019 14:43

    Ti lal Taku gjykates in komunizmit me gjykimet e tua fiktive pa te pandehur ne salle kushedi sa bij nenash ke marre ne qafe.Ti o plehre qe e mbake veten se ke zbuluar Sali Berishen kur ishe kaq i zoti pse gjithe jeten tende nuk zbulove Ameliken tende ti???? Qe flet gjithe Durresi o pusht

    Përgjigju
  • Edi: 08/03/2019 13:24

    Ky kriminel antishqiptar meriton burgun, te vuaje sa eshte ende gjalle

    Përgjigju
  • Eni: 08/03/2019 13:04

    Zoti Prokuror i kohes se xhaxhit, qe edhe ti ke mëkate plot, kete nuk duhet ta mohosh. Por nese i lexon komentet e njerezve, lexo dhe kete komentin tim. Ki kujdes se me kete lajm qe ke nxjerre per plehren Sali, mos te gjejne te vdekur “nga infrakti” ne shtepi, ose ne makine. Çfare nuk pret nga Sal Ram Berisha.

    Përgjigju
  • Konjak: 08/03/2019 12:54

    SHpesh here na ndodh te bejme biseda ne nje shoqeri te vogel .Gjat bisedes rastis qe ndokush ,disi i lehte ,ta mar fora e te mos mund ta kontrlloj veten ,due stisur lloj lloj brrockulla ,pa asnje lidhie dhe pa asne vlere .NJe nga bashkbisedusit nuk duron dhe thot ;hajde te ikim ,se na rokanisi koken ,ky paska rrjedhur ! Ne rastin konkret ,zoteri Braho ,per ato qe thot ,ashtu si i thot ,pa torua e pa asje ngjarie konkrete ,te stisura pa radhe e pa shie ,pa asnje dokument vertetus ,shpif njemije te zeza ,kunder subektit qe sulmon ,pa ju dridhur syri ,sikur keto te ishin ashiqare t verteta ,sikur ky zoteri te ishte kryetar i CIAS .Pra duket qart ,se ky zotri ,s'paska rrjedhur por paska pjerdhur .Sikur edhe nje veprimtari nga ato qe stis Brahua ,te ishte e vertete ;Berisha nuk do ishte ne burg ,por do ishte ber me kohe pluhur .Zoti e ruajt njerezimin nga edepsezat.

    Përgjigju
  • Andis: 08/03/2019 12:30

    O Taku. Pse nuk i bere publike keto fakte kur ishe ne pushtet me Berishen dhe LSI-ne. Servil I rendomte.

    Përgjigju
    • Alma: 09/03/2019 01:18

      Me vend kjo pytje

  • jeton gërdall doktor gjoleka: 08/03/2019 10:44

    Krimineli malok armik i betuar i Shqipris . Ja njeri e ka vërtetuar me vepra që është armik i Shqipris. ZOTI mart hak te krimineli malok salhe qelbësira.

    Përgjigju
  • Erik: 08/03/2019 10:40

    Po kujt ua thua se? Dikush me dy pare mend e ka pare vepren e ketij ne 30 vjet se sa here ia ka vene flaken Shqiperise dhe s'e ka te veshtire ta kuptoje se kush eshte ne te vertete Sali Berisha. Por jane ende 400 mije shqiptare te verbuar qe kete bastard antishqiptar e kane ende idhull.

    Përgjigju
  • xreport: 08/03/2019 10:22

    kapeniiiiii vareni ne mes te tiranes

    Përgjigju
    • bumi: 06/06/2019 12:45

      Enveri ishte ne Franc Saliu ne Franc,Shqiperija ka qen gjithmon prapanic e Serrbis kjo ka qen arsyeja qe eshte nda kosova me 1912,e tash na shesin pollavra kur Presidenti dhe Kryeministri eshte agjent ather edhe populli eshte qasi muti qe veq u pan ne 97 tre gishtat e Serrbis

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja