Stadiumi thuajse bosh, shikoni sa njerëz ka në ‘Air Albania’ kur mban fjalën Sali Berisha (VIDEO)

Sali Berisha dhe Ilir Meta çelën zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit në stadiumin ‘Air Albania’. Ata zgjodhën një ambient të madh për të bërë prezantimin e kandidatëve por pjesëmarrja ishte shumë e vogël.

Pamjet e tregojnë qartë që stadiumi është thuajse i boshatisur, ndonëse Berisha dhe Meta e kishin trumbetuar se do të zhvillonin miting madhështor. Por Berisha dhe Meta që pretendojnë se do të rrëzojnë PS në pushtetin vendor, kanë arritur të grumbullojnë vetëm një grusht njerëzish.

Pjesa dërrmuese e stolave të stadiumit është krejtësisht bosh dhe akoma më shumë u zbraz kur në podium u ngjit Sali Berisha. Ai drejtohet para stadiumit sikur e shohin qindra mbështetës dhe bën me 2 gishta e buzëqesh, por në fakt janë vetëm disa persona që e ndjekin teksa mban fjalën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:50
Stadiumi thuajse bosh gjatë fjalës së Berishës, drejtuesit politikë të PS: Vendi që shanin deri dje u kthye në gropën ku u mboll foltorja

1681569793_bb.JPG

Socialistët kanë reaguar për boshatisjen e stadiumit në momentin që po mbante fjalën Sali Berisha. Sipas drejtuesit politik të PS në Fier Taulant Ballës, aty është gropa ku prehet foltorja.

“E mbani mend si akuzonte non grata se Air Albania po bëhet me paratë e krimit dhe të drogës dhe premtonte se do ta shembte sa te vinte ne pushtet?! Por kur turpin nuk e njeh dhe gënjeshtrës e shpifjes i ke bërë zbor, vjen një moment që Foltoren që e linde aty ku pështyje, sot falimentoi si mos më keq pa hyrë akoma në përballjen e 14 Majit. Live nga gropa ku prehet Foltorja”, shkruan Balla.

Ndërsa drejtuesi politik i Beratit Bledi Çuçi thotë se kuptohet qartë që shqiptarët nuk janë budallenj të shkojnë pas hijeve të së shkuarës.

“Kurrë më mbrapa! Pamjet sot nga gropa ku u mboll Foltorja”, thekson Çuçi.

Një reagim kishte edhe drejtuesi politik i Lezhës Ulsi Manja, i cili tha se ishte populli që i bëri gjyqin aty ku i bëri karshillëk.

“Eh si ta gjen populli gropën kur do me ta humb farën Sali! Foltorja jote u fundos bash aty ku lindi – në stadium Arena! Populli si gjykatës i pa gabueshëm e kish marrë me kohë vendimin për ty Sali por sot ta lexoi aty ku ti bëre karshillëk – në stadium! E nëse verdiktin e popullit se ke kuptu as sot, ne do të dëgjojmë popullin që na kërkon të vazhdojmë VETËM PËRPARA, KURRË MË MBRAPA!”, shkroi Manja.

Ora 19:36
Stadiumi thuajse bosh gjatë fjalës së Berishës, reagon Kokalari: Kur të marrësh seriozisht ndryshimet në PD, do të tregoj si fitohet mbështetja e shqiptarëve

1674405685_6400evikokalari1jpg946.jpg

Ish amerikania e Sali Berishës, Evi Kokalari ka reaguar për celjen e fushatës të koalicionit Berisha-Meta në stadiumin ‘Air Albania’ duke komentuar boshatisjen e stolave kur mori fjalën dyshja drejtuese. Kokalari i thotë se nuk e di cili ishte momenti që u larguan mbështetësit, por i sugjeron që ta kontaktojë kur të marrë seriozisht politikën opozitare dhe do ta mësojë si fitohet mbështetja e shqiptarëve.

“Ulëse kishte. Ulësës, jo! Mishërimi i revolucionit të integrimit socialist, në një tentativë për t'u identifikuar sa më shumë me liderin e tyre historik, ju bëri demokratëve paradën e rradhës, pavarësisht që klani se kupton, që sa më shumë e vënë këtë në vitrinë, aq më shumë trëmben demokratët e ndershëm që duan ndryshime reale.

Po nejse, ezmeri doli me autobuzin falas, dhe kjo sipas 'strategut' politik të kryetarit të opozitës, ishte 'epike'. Prezenca e Saljanit pa shkop bejsbolli me vete dhe larg fustanit të Norës, ishte pa diskutim qershia mbi tortë. U rrit djali.

I dashur z. Sali Berisha,

nuk jam e sigurt cili qe momenti që demokratët braktisën ceremoninë e hapjes së fushatës dhe pse, por është fatkeqësi që braktisën fjalimit tuaj, sepse në të, i kishe përforcuar notat e konservatorizmit.

Po nejse, kur t'i marrësh ndryshimet në PD dhe në politikën opozitare seriozisht dhe vetëm në interes të sovranit, më kontakto, dhe do të të tregoj në detaje si fitohet mbështetja e shqiptarëve dhe sidomos elektoratit gri, inteligjencën e të cilëve, ju të gjithë vazhdoni dhe e nënvleresoni.

Me shumë dashuri,

Evi”, shkroi Kokalari.

Ora 18:59
Gjiknuri ironizon çeljen e fushatës së opozitës: Gropa e boshllëkut ka përpirë foltoren! Koha e Sali Berishës dhe Ilir Metës ka perënduar

1681318937_finalprojekt.01054222.Still041.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri ka ironizuar çeljen e fushatës nga ana e grupit të Foltores. Teksa ka publikuar videon nga stadiumi bosh, numri dy i socialistëve thekson se gropa e boshllëkut ka përpirë foltoren.   Gjiknuri nënvizon se nuk ka sot njeri në Shqipëri e jashtë saj që se ka kuptuar se koha e Sali Berishës dhe Ilir Metës ka perënduar.

“Më qartë se kaq nuk ka! Ja ku është katandisur "revolucioni non grata"! Gropa e boshllëkut ka përpirë foltoren. Nuk ka sot njeri në Shqipëri e jashtë saj që se ka kuptuar se koha e Sali Berishës dhe Ilir Metës ka perënduar. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj për të refuzuar përfundimisht kthimin mbrapa. Askush nuk mund ta marrë peng e as ta tërheqë zvarrë Shqipërinë për interesat e veta personale apo zgjidhur hallet me drejtësinë.

Në 14 Maj, zgjedhja e secilit duhet të jetë e fortë dhe e padiskutueshme: "Vetëm Përpara! Kurrë mbrapa!"”, shkruan Gjiknuri.

Ora 17:42
Berisha mbajti fjalën në stadiumin thuajse bosh, ironia e Mero Bazes: Aty nisi aty mbaroi

1681567287_finalprojekt.01044015.Still035.jpg

Gazetari Mero Baze ka ironizuar pjesmarrjen e ulët në stadiumin Air Albania, ku Sali Berisha dhe Ilir Meta çelën fushatën zgjedhore.

"Aty nisi, aty mbaroi", shkroi Mero Baze për të ironizuar momentin kur Sali Berisha mbajti fjalën përpara stadiumit thuajse bosh.

Ora 16:38
Veliaj ironizon boshatisjen e 'Air Albania' kur flet Berisha: S'do ju ketë pëlqy stadiumi se s'ka shpjegim tjetër

1681569793_bb.JPG

Erion Veliaj ka ironizuar pjesëmarrjen e ulët në stadiumin ‘Air Albania’ që ishte thuajse bosh kur në podium u ngjit Sali Berisha.

“S'do ju ketë pëlqy stadiumi, se s'ka shpjegim tjetër”, shkruan Veliaj.

 

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip