Sali Berisha dhe Taulant Balla nuk do të përballen vetëm në çështjen “Partizani”, ku kryetari i grupit parlamentar socialist do të dëshmojë si kallëzues.

Një tjetër proces do të zhvillohet në GJKKO, pasi Balla e ka paditur për shpifje dhe fyerje të bëra publikisht kreun e PD-së. Një ditë më parë Berisha, përmes një postimi në Facebook, akuzoi Ballën se kishte nxjerrë nga burgu Marion Çelën, vëllain e Suel Çelës, i akuzuar si kreu i një organizate kriminale në Elbasan.

Kreu i PD postoi një mesazh nga “qytetari dixhital”, sipas të cilit “Balla ka nxjerrë nga burgu i Peqinit një person të rrezikshëm si Mario Çela dhe e ka dërguar në një dhomë urgjence në spitalin e Elbasanit”.

Menjëherë pas kësaj, reagoi Balla, i cili këtë të enjte ka dorëzuar kërkesën në gjykatë dhe pritet të hidhet në short për tu përcaktuar gjyqtari

Report Tv konfirmoi përmes burimeve se Mario Çela që prej 20 shkurti kur është zhvendosur me urgjencë drejt spitalit të burgut rikthehet në ambientet spitalore, publike apo private, herë pas herë. Kjo për shkak të problemeve të herëpashershme në mushkëri dhe zemër.

Për shkak të këtyre problemeve Çela kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, por që u refuzua nga Gjykata e Posaçme.

 

Postimi i Sali Berishës

 

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë