Sali Berisha si Tinto Brass, por vetëm në revolucion s’ka seks!

Sali Berisha si Tinto Brass, por vetëm në revolucion s’ka seks!

Sali Berisha ka një javë që shantazhon diplomatët e huaj në Shqipëri, se disponon video me përmbajtje erotike. Inatin e ka me Yuri Kim të SHBA dhe Alastair King-Smith të Mbretërisë së Bashkuar, por nuk ua adreson atyre videot drejtëpërdrejt. Qëllimi është i qartë: Të mbajë nën presion sa më shumë diplomatë që përfaqësojnë vendet e tyre në Shqipëri, sepse mund të këtë dhe të tjerë që e kanë në listën e zezë.

Turpi i parë në këtë histori është fakti se një 80-vjeçar shantazhon me video erotike, pavarësisht se çfarë përfaqëson dhe sa zgjedhës ka pas. Nuk besoj se Sali Berishën e kanë votuar për të sfiduar regjisorin italian të filmave me pullë të kuqe, Tinto Brass. Turpi i dytë ka të bëjë me mentalitetin që përfaqëson ky individ sa herë që drejtësia kujtohet për të.

Në momentet që dhëndrin ia therrasin për ish-kompleksin Partizani dhe djalin për Gërdecin, ky njeri i dalë mendsh para kamerave përpiqet t’i prekë në sedër shqiptarët se McGonigal, ambasadorë dhe anëtarë të qeverisë kanë bërë seks. Dhe mbrohet kur i kërkojnë hesap publikisht se “nuk bien në nivelin që t’i publikoj”

Shkon edhe më tej, duke fyer gratë e Kuvendit: “Kush është e interesuar? Kush ka frikë? Se ua nxjerr unë, por pranojeni kush ka frikë”. Kush nuk bën seks Sali? Seksi është i ndaluar vetëm gjatë revulcionit. “Në revolucion nuk ka seks, ka miqësi revolucionare” – thoshte një ish-idhulli yt para se të ndërroje lëkurë.

Në ditën e dytë të revolucionit duket se populli e ndëshkoi këtë personazh të lodhshëm e të lodhur më shpejt se mazhoranca dhe drejtësia. I katandisur një thelë si kokoshi i fabulës, braktisja që i kanë bërë atij është përgjigja më e mirë për zgjedhjet që pritet të vijnë. Por është edhe një tegues për gjysmën tjetër të opozitës nëse ia vlen të bashkohen më një çerek opozite dhe një gjysmë burrë?!

Sot Shqipëria diskuton në Perëndim se kur do të bashkohet me Europën. Kjo është sfida e vërtetë, që me ç’duket e pengon akoma Sali Berisha që do të na paraqitet si arshivist përgjimesh. Ndaj, në mos drejtësia të bëjë punë, lidheni me këmishën e forcës. Se ia mori fytyrën një vendi të tërë…

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër