Sali Berisha, është shprehur se vendimi i parë që do të marrë PD sapo të vijë në pushtet pas 11 majit, do të jetë hapja e Tik Tok.
Komentet Berisha i bëri në një deklaratë për mediat, ku tha se kryeministri Edi Rama e mbylli këtë rrjet social, për shkak se PD ishte shumë më lart se PS atje dhe për të vërtetuar këtë, Berisha tregoi edhe një studim.
Berisha tha gjithashtu se me mbylljen e Tik Tok Rama synon të godasë fjalën e lirë të opozitës.
“Dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë akt prej xhelati të fjalës së lirë të narkodiktatorit Edi Rama. Sikundër paralajmërojmë masa të përshkallëzuara kundër censurës dhe mbylljes së kësaj platforme, për të cilën duhet ta njohim këtu, është platforma më e ndjeshme ndaj postimeve me dhunë.
Unë nuk them se kanë anë negative, por elementët që i keqpërdorin, duhen kontrolluar ata dhe jo TikToku, dhe jo FB, Instagrami apo mediat e tjera. Kështu që akti është ekuivalent. Unë nuk di vend tjetër ta ketë ndaluar TikTokun në botë, por sigurisht do e ndjekin edhe diktatorët e tjerë këtë. E dënoj me ashpërsinë më të madhe.
Unë i siguroj gjimnazistët dhe studentët, sepse thotë jam këshilluar me prindërit, le që nuk është këshilluar fare, me prindërit që nuk e përdorin TIkTokun, nuk ke pse këshillohesh. Duhet të këshillohesh me ata që e përdorin, kjo dihet që është pasioni i të rinjve. I garantoj të rinjtë se akti i parë pas zgjedhjeve të 11 majit do të jetë hapja përfundimtare e TikTokut dhe ndëshkimi i xhelatit të fjalës së lirë për krim kushtetues. Sepse po shkel nenin 22 të Kushtetutës”, tha Berisha.
S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.6%
-
Të gabuar
14.3%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 6753
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
LIVE- Opozita në protestë, bllokon nyjet kryesore të Tiranës! Shoferët e indinjuar i bien borive! Bardhi: Kemi të drejtë të tubojmë! Policia: Po pengoni lëvizjen
23 Dhjetor, 17:11
-
Debati për mbylljen e TikTok-ut/ Aldor Nini: Kompania mund të na hedhë në gjyq, bëmë reklamë negative! Hazizaj: Shkel të drejtat! Koçibellinj: Mbrojmë fëmijët
23 Dhjetor, 14:58
-
A do të ndalohet TikTok në SHBA? Trump: Ndoshta duhet ta mbajmë edhe pak kohë
23 Dhjetor, 10:01
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor, 09:32
-
Mbyllja e TikTok në Shqipëri/ The Telegraph: Ndalimi i parë i këtij lloji në Europë
23 Dhjetor, 08:18
-
Simon Hadaj: Çfarë di Dumani që e tmerron Sali Berishën?
22 Dhjetor, 18:11
-
Ndalimi i Tik Tok-ut, Rama i përgjigjet kompanisë kineze: Në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit! S' ka pse kërkon sqarime, mbrojmë fëmijët
22 Dhjetor, 17:12
-
11 Maji/ Berisha bën gati alibinë: Rama s’bën zgjedhje, por fasadë
22 Dhjetor, 15:24
-
Mbyllja e Tik Tok, Berisha: Edi Rama vendosi ta ndalojë, aksionet e tij kanë rënë në mediat sociale! Do hapet pas zgjedhjeve, vazhdoni postoni
22 Dhjetor, 15:20
-
A është zgjidhje mbyllja e TikTok- ut? Flet eksperti: Pro nismës së Ramës, por kontentin me dhunë e gjenerojnë shqiptarët jo platforma
22 Dhjetor, 15:09
-
Në 1995 e quajti spiun i sigurimit të Shtetit dhe bashkëpunëtor i Ramiz Alisë' - Berisha para dhe pas vdekjes së Azemit
22 Dhjetor, 13:59
-
Shqipëria mbyll TikTok për 1 vit, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente! 2 adoleshentët s'kishin llogari tek ne! Rama: E duan 90% e prindërve
22 Dhjetor, 06:59
O sale ti ke pjerdh fare mor burr..nuk vjen me ne pushtet ti or bir jo.. Ti e ke vendin ne burg or plere
Përgjigjuky ka qen e dhe eshte kanceri i shqiperise yyyyyyyyyyyy re ee zeze
PërgjigjuShum mir bon qe e mmyllen i lumt kurr mos e hapshin me dava kinezesh si koha e xhaxhit edhe ky
PërgjigjuKy po te kishte edhe nenen gjalle, do e shiste per pushtet e jo më gjakun e te rinjve e te rejave Shqiptare
PërgjigjuNjè kriminel, njè ordiner, njè NONGRATA, èshtè alternativa pèr qeverisje nè Shqipèri. Lum si ne.
Përgjigjupo mor ti po
PërgjigjuASNJE VOTE PER KETE PALACO....
Përgjigju