Sali Çekun, Adem Jasharin etj, i mbajta në shtëpi kur kaluan kufirin nga Shqipëria! Ramë Panxhaj, Esencë

Kjo është historia e guximshme e Shqiptarit nga Kosova me emrin Ramë Panxhaj nga Fshati Voksh i Komunës së Deçanit. Prej vitit 1992, jeton si emigrant ne Gjermani. Asokohe ishte djalë i ri kur bashkë me vllain e tij strehuan në shtëpinë e tyre për një natë 34 trima. Ishte e rrezikshme sepse policia serbe vinte rrotull kudo!

Ju kujtojmë se emisioni Esencë shfaqet çdo të premte dhe të diel, ora 21:00 në ekranin e Report TV dhe që drejtohet nga gazetari Eljan Tanini.  

Eljan Tanini: -Në Fshatin Voksh, si erdhën këta burra te ju, ishin 34 vetë?

Ramë Panxhaj: -Sali Çeku nuk kishte qëllim të vinte bashkë me burrat në fshatin Voksh. As ne nuk kishim nga këto informacione, dimë që Saliu e gabon destinacionin në këtë drejtim. Ushtarët, Sali Çeku i la në pyll, ai trokiti vetë si fillim në shtëpinë e një lagjeje por nuk e strehuan, i treguan për një shtëpi tjetër më sipër, ku ishim ne.

Vjen dikush dhe më thotë me strehu djemtë në shtëpi, nuk i lashë një sekondë, i thashë Po direkt! Ishte mëngjes, nuk kishte dalë drita ende, ishin 34 vetë. I futëm në odë. I thashë vëllait të jemi të kujdesshëm dhe mos të pyesim më shumë për ta që mos ti vinim në siklet. Sali Çekun e njihnim sepse ishte vendas, më vonë i kemi marrë vesh emrat e tyre. Vajta edhe te një vendas i joni që të na ndihmonin me shpërndarjen e tyre. Mundësia që të kaloje nga fshati jonë diku tjetër ishte e vogël sepse kishte patrulla serbe dhe mund të të shinin.

Eljan Tanini: -Ishin të armatosur mirë?

Ramë Panxhaj: -Djemtë, trimat, kishin nga 2 dhe 3 kallashe një person, kishin marrë shumë municion me vete. Sali Çeku iku pas mbrëmjes.

Eljan Tanini: -Si e gjetët gjithë atë ushqim për ata burra?

Ramë Panxhaj: -Kushurinjtë sollën ushqim, Avdyli, Saliu, Mehmeti. Kur u terr u bë organizimi me i lëviz, nga ne në një fshat tjetër, ishte ora gati 2 e mesnatës. 

Eljan Tanini: -Ju falën, ju dhanë ndonjë armë?

Ramë Panxhaj: -Po, Sali Çeku kishte thënë se atyre djemve, për mua dhe vëllain, u duhet lënë ndonjë armë, pushkë automatike. Sali Çeku na ndihmoi më pas, na bëri pashaporta kroate që ne të iknim emigrantë në Gjermani.

Eljan Tanini: -Serbët mësynë te ju, e morën vesh këtë veprim tuajin?

Ramë Panxhaj: -Gati një muaj më pas erdhën serbët, jemi bastisur. Besoj se e kishin një informacion. Ne i pamë serbët kur erdhën, se jemi pak më sipër me shtëpi, madje edhe armën që na dhanë luftëtarët ata e gjetën atje ku e kishim fshehur ne në tokë.

Eljan Tanini: -Ka qenë e vështirë që me fshatrat si i juaji mund të dilte fjala?

Ramë Panxhaj: -Ne në fshatin Voksh nuk kemi patur njerëz që flisnin për gjithë atë armatim që mund të lëvizte aty. Kjo është edhe falë njerëzve. Kjo gjë na bën krenarë edhe në histori, asgjë nuk u zbulua nga fshati Voksh. 

Eljan Tanini: -Si u bë përgatitja për të çuar diku tjetër  burrat me armë dhe me mushka e gomerë?

Ramë Panxhaj: -Vëllai i Saliut, Avdyli nisi të bëjë shpërndarjen e luftëtarëve.

Eljan Tanini: -Adem Jasharin e mban mend në grup?

Ramë Panxhaj: -Po po e kam njohur. Në fillim nuk e kemi ditur kush ishte. Nuk kanë treguar thuajse esgjë për Shqipërinë. Mbaj mend se atë natë ishte ftohtë, acar, kishin qendruar jashtë, edhe këpucët i kishin të lagura nga udhëtimi.

Eljan Tanini: -Si e sheh sot këtë veprim heroik? Sepse sot ka njerëz që kanë mundësi dhe nuk i strehojnë ata që e kanë një hall, siç ka edhe nga ata që nuk kanë dhe i ndihmojnë ata që kanë po prapë atë hall?

Ramë Panxhaj: -Ishte obligim moral, unë sot ndihem shumë mirë për atë veprim. I kisha marrë parasysh rrethanat dhe rrezikun ndaj nesh. Madje edhe vetë Sali Çeku na ndihmoi duke na bërë pasaportat që të shkonim emigrantë. Ca kohë më pas, e kemi kaluar kufirin në Shqipëri natën për të ikur nga Kosova, qendruam 3 muaj e gjysmë në Bajram Curri. Nuk i njihnim fare ata që na prisnin. Gjetëm në Tropojë edhe më mirë se në shtëpi, ishin 2-3 vllazën që na pritën shumë mirë.

Komuna jonë ka vendosur një pllakatë përkujtimore për atë mikëpritje që ne i bëmë atyre burrave.

Unë kam vetëm një këshillë për njerëzit tanë atje në Kosovë: Të botosh një liber dhe të shkruash për këta burra luftëtarë duhet të jesh shumë i kujdesshëm dhe të pyesësh mirë në vendin e duhur. 

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë