Sali, ku e ke videon e atentatit ndaj Salvador Kaçajt?

Sali, ku e ke videon e atentatit ndaj Salvador Kaçajt?

Mbrëmjen e 14 majit Sali Berisha u hodh në sulm ndaj zgjedhjeve. Sapo ishin mbyllur kutitë e votimit dhe ‘Bashkë fitojmë’ nisi të përgatisë fabulën që do t’i mbajë në televizor çdo ditë, derisa Kuvendi të marrë pushimet e verës.

Kështu, Berisha me në krah Floriana Garon dhe Salvador Kaçajn “denoncoi” një atentat dhe akt kriminal të jashtëzakonshëm që kishte ndodhur në Lezhë. Sipas tij, Kaçaj ishte ndjekur me makinë nga disa të tjerë që më pas kishin qëlluar me armë, por fal shoferit të Kaçajt që manovroi shumë bukur, vrasja u shmang.

Ajo që e bën të rëndë deklarimin, dhe jo faktin, është se në krah të Berishës qëndronte ‘viktima’ e supozuar. Pra nuk është fjala për një qytetar dixhital që jemi mësuar, por për një burrë 200 kile që konfirmonte me prezencën e tij çdo fjalë të Sali Berishës.

Ky i fundit premtoi edhe se kishte videon ku dukej qartë ngjarja. Tani, problemi është që akuzat e Berishës vetëm apo vetë i dytë duhet të kenë një shpjegim për opinionin publik, meqenëse synojnë ta terrorizojnë opinionin publik. Nëse provat e hamendësuara për vjedhje votash me apo pa elektronikë, s’ia jep publikut se do t’i çojë në KAS, ky rast nuk çohet në KAS. Pra KQZ nuk merret me krime ordinere apo tentativa vrasjesh. Kështuqë Sali Berisha ka detyrën që ta çojë videon në Prokurori dhe t’ua vejë mediave në dispozicion.

Së dyti, ish-kryebashkiaku i Shëngjinit, Kaçaj, për të shuar çdo dyshim se e ka gënjyer Saliun apo po tenton të marrë ndonjë azil politik, duhet të bëjë denoncim në Polici, të njoftojë publikun se ç’i thanë, të nxjerrë videon e atentatit dhe të mohojë akuzat e Pjerin Ndreut. Ky i fundit në replikë me Berishën u shpreh se Kaçaj jo vetëm punoi në Lezhë kundër kandidatit të “Bashkë fitojmë”, por e ka çuar edhe në SPAK kandidatin në fjalë.

Megjithatë për opinionin publik mbetet me interes video e atentatit dhe jo shkëmbimi i akuzave politike. E ke deklaruar që më 14 maj se e ke parë videon me sytë e tu Sali. Kur do të na e japësh? (Meqenëse televizionet që të transmetojnë dy herë në ditë LIVE s’kanë guxim të të pyesin)

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë