TIRANË – Hapja e dosjeve për ish deputetin demokrat Sali Shehu do të ishte shumë e rrezikshme për Partinë Demokratike. Në një prononcim për gazetën “Shqip”, Shehu shprehet se se njerëzit që nxjerr Berisha të sulmojnë presidentin për çështjen e dosjeve, më mirë të pyesin njëherë në shtëpi mos kanë ndonjë prind bashkëpunëtor.
“Është e thjeshtë që kryeministri nuk ka qenë asnjëherë i motivuar për të hapur dosjet, pasi po të kishte ndodhur një gjë e tillë, ai do të kishte ngelur pa gjysmën e drejtuesve të PD në krah të tij dhe këtë e di si ai vetë, ashtu edhe opinioni publik. Por të paktën ata papagajtë dhe ‘kanarinat’ që nxjerr, që të shpifin kundër kreut të shtetit, të kujdesen më parë të pyesin në shtëpi se mos njëri nga prindërit ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, nëse nuk kanë qenë vetë,” tha Shehu.
Sipas tij, partie e re e pritshme e Presidentit Topi është një nevojë e menjëhershme në politikën e ditës. Ai është treguar i rezervuar lidhur me saktësimin zyrtar nëse do të jetë apo ajo anëtar i kësaj partie. Sali Shehu 4 muaj më parë u propozua nga presidenti Topi si kandidat për kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, emër i cili u refuzua nga mazhoranca në Kuvend.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com