Avokati Arbër Hoxha foli në ‘Sot Live në Shqipëri’ lidhur me vendimin e sotëm të Gjykatës së Apelit që çon në burg për një 1 vit deputetin e PD-së Ervin Salianji, për kallëzim të rremë lidhur me dosje ‘Babale’. Hoxha thekson për Nertil Agalliun se ekzekutimi i vendimit bëhet që sot dhe Salianji shkon pas hekurave.
'Më pas prokurori i çështjes pranë Apelit nxjerr urdhrin e ekzekutimi. Brenda ditës bëhet ekzekutimi i vendimi penal. Ekzekutimi i vendimi. Nuk bëhet fjalë për arrestimin. Më pas nëse nuk gjendet në banesë, njoftohet DVP Tiranë. Si procedurë fillon që sot.'
Salianji nga ana tjetër ka të drejtën ti drejtohet shkallës së parë ose të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.
'Zoti Salianji ka të drejtën që nga nesër ti drejtohet shkallës së parë me kërkesë pezullimin e ekzekutimit. Ose bën rekurs në Gjykatës së Lartë. Ka mundësi ligjore, ia lejon kodi i procedurës penale. Më e shpejtë është ti drejtohet shkallës së parë.'
Sa për krahasimin me Tahirin që u vu në pranga që në sallën e gjyqit, Hoxha thotë se është zgjedhje e prokurorit të çështjes në Apel.
'Është zgjedhje e prokurorit, nuk ka shkelje qoftë në rastin e Tahirit apo Salianjit. Prokurori i Apelit mund të urdhëronte forcat e policisë që Salianji të mbahej në sallë, ka zgjedhur një formë tjetër. Nuk ka shkelje.'
Ndërkohë meqë është deputet, avokati thotë se Këshilli i Mandateve nuk mblidhet pasi kemi të bëjmë me një vendim të formës së prerë.
'Bëhet fjalë për një vendim penale të formës së prerë. Neni 74 bën fjalë për masën e sigurimit. Nuk merret autorizimi i Kuvendit. Është vendim penale i formës së prerë. Nëse kishte masë sigurie duhej autorizim i Kuvendit. Ka një handikap ligjor mes rregullores së Kuvendit dhe Kodit të Procedurës penale. Nëse interpretohet në mënyrë të zgjeruar ka nevojë për autorizim të Kuvendit. Nëse i qëndrojmë strikt, ekzekutimi bëhet që sot.'
Më tej Salianjit do ti ndërpritet mandatit dhe nuk do lejohet të kandidojë për 5 vite.
'Sipas ligjit dekriminalizimit, partizan i të cili ka qenë dhe Salianji, do ti ndërpritet mandati nga KQZ dhe do ti hiqet e drejta për të kandiduar për 5 vite kalenderike.'
G.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.9%
-
Të gabuar
13.3%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 2419
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Një nga festat kryesore të Krishtërimit, në 24 dhjetor Shërbesa e Vigjiljes! Perëndia zbriti nga froni për të shpëtuar njerëzimin
18 Dhjetor, 14:49
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor, 12:30
-
SHBA mesazh Berishës, gazetari Poli Hoxha: Iluzion, asnjë shans t’i hiqet non grata
17 Dhjetor, 14:30
-
Ervin Salianji: Rama si Hibatullah Akhundzada! Për kushtetutë imponon karakterin e tij, për qeveri personalitetin e tij
15 Dhjetor, 14:01
-
Sondazhi i Report Tv, Mentor Kikia: Shqiptarët nuk janë të gatshëm të mbështesin rikthimin e Berishës! SPAK ka rritur besimin e qytetarëve tek drejtësia
13 Dhjetor, 13:57
-
PD feston 34-vjetorin, Berisha ‘thur lavde’ për dhëndrin, Metën dhe ish-‘miqtë’ e tij të ndjerë Olldashi, Pashko, Hajdari dhe Bogdani
11 Dhjetor, 20:57
-
PD përkujton 34-vjetorin e themelimit, Salianji mesazh nga qelia: Do jemi bashkë për të festuar triumfin e së mirës mbi të keqen
11 Dhjetor, 20:18
-
Mandati i Xhaçkës, shpërthen Dash Sula në Report Tv: Pse mazhoranca e çon veten në këtë derexhe?! Vetëm ata e lexojnë Opinionin e Venecias ndryshe, edhe zonja 'Pushka'
11 Dhjetor, 15:05
-
Altin Dumani kampion anti-korrupsion nga DASH, Lapardhaja në Report Tv: Mesazh për atë që do vijojë të bëjë politika amerikane! Priten shpallje të tjera 'non grata'
11 Dhjetor, 14:08
-
Kërkohet t'i hiqet statusi i veçantë gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, ish-ambasadori: E rrezikshme! Të respektohet 'Marrëveshja e Ohrit'! Shqiptarët faktor stabiliteti
11 Dhjetor, 14:04
-
Reshje shiu dhe dëbore, Anira Gjoni në Report Tv: Ulje temperaturash gjatë kësaj jave! Ja sa do jenë ato në zonat bregdetare, malore e të ulëta
10 Dhjetor, 13:50
-
Rritja e çmimeve, ekspertja në Report Tv: Produktet bujqësore 11 herë më shtrenjtë se inflacioni! Po prodhojmë pak qumësht, rrushi është bërë luks
10 Dhjetor, 13:36