Salianji kundër platformës së Alibeajt: Ky propozim e ndan PD në 2 parti

Deputeti Ervin Salianji ka dalë kundër platformës së ka propozuar Enkelejd Alibeaj për bashkimin e demokratëve. Ai thotë se kjo platformë i mbyll rrugën çdo diskutimi dhe çdo zëri racional për të bashkuar demokratët si dhe ndan PD në 2 parti. Salianji i cilësoi deklarata e Alibeajt si të njëanshme dhe po të tilla, për të ishin edhe zgjedhjet që po zhvillon Berisha.

“Çdo deklaratë e njëanshme pa marrë as dakortësinë për publikim të shumë prej kolegëve e përçan dhe ndan Partinë Demokratike, përforcon idenë që ka llogore dhe i fryn ndasive që ekzistojnë! Dokumenti i paraqitur është tërësisht i ndryshëm nga ai që personalisht mu paraqit dje 5 minuta para konferencës së anuluar për shtyp!

Forma, mënyra dhe përgatitja e këtij dokumenti mbyllin rrugën për çdo diskutim të përbashkët dhe krijojnë premisat për ndarjen përfundimtare të Partisë Demokratike!

Përgjegjës për krijimin e 2 partive do të jenë ata që dukshëm po venë interesat e përfitimeve personale mbi interesat e demokratëve!

Dorëheqjet duke mos hequr dorë nuk janë zgjidhje ashtu si çdo proces i njëanshëm është i dëmshëm për Partinë Demokratike!

Pas deklarimit publik të këtij dokumenti mbyllet dera për çdo zë racional dhe për të mbrojtur çdo interes që zgjedhjet brenda partisë të jenë gjithëpërfshirëse!

Koha do të zbulojë se si kjo deklaratë publike bëhet për interesa meskine, me strategjinë e qartë qe Partia Demokratike të ndahet dhe të krijohen 2 parti!

Ofertat publike apo ultimatumet janë një gjuhë që nuk i rrinë për shtat as një komunikimi normal me kundërshtarin politik dhe jo më me pjesëtarët e të njëjtës familje politike. Forumet e partisë aty janë, mungon vetëm vullneti ne rastin me te mire apo akoma me keq synimi për ta ndare PD në pjese!

Përgjegjës do të mbahen ata që përpiqen të mbajnë me thonj privilegje të pamerituara dhe përfitime tërësisht personale!”, shkruan Salianji.


Lajmi kryesor:

30 deputetë pro platformës së bashkimit të PD, mes tyre Basha, pendohen Bardeli dhe Mziu! Salianji, Duma e Zhupa kundër! Rithemelimi: Koha e pengjeve mbaroi! Alibeaj: Ndiqni verbazi 'idhujt'


I.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen