Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji gjatë fjalës së tij pati edhe një mesazh për Flamur Nokën, me të cilin u përplas në mbledhjen e fundit të kryesisë.

Ndër të tjera, ai theksoi se fitorja nuk mund të arrihet duke pasur “humbës serial”, por me njerëz që përfaqësojnë vlera dhe angazhim.

Ai u shpreh se humbësit duhet të bëjnë një hap pas, ndërsa debati i liderëve duhet të jetë mbi mobilizimin e demokratëve, jo mbi arsyet pse takohen ata.

'Është e pamundur që fitorja të arrihet vetëm duke pasur humbësa serial. Fitorja arrihet me njerëz që përfaqësojnë vlera, humbësit duhet të bëjnë një hap pas, ky është parimi në demokraci. Ndërkohë që debati duhet të ishte edhe në këto momente mbi mobilizimin e demokratëve, trokitjen në çdo deri, si ky takim që shërben për të mbledhur njerëz për të bërë thirrje për protestën e datës 22, drejtuesi dhe lidershipi i PD-së në vend që të jap llogari, kërkon llogari pse takohen demokratët.

Cili nen i ndalon takimet me demokratët. Kam përshtypjen se çdo nen dhe frymë që përbën PD-në, nxit që PD duhet të ketë në terren çdo përfaqësues, deputet, anëtarë kryesie. Nëse çdo dëftuesi i PD do bënte këtë që bëjmë ne me përgjegjësi të plotë në çdo cep të Shqipërisë, PD do i kishte sheshet plotë dhe do ishte force fituese. A mund  të ma thoni, si guxon dikush që ka privilegje të pamerituara, të etiketoj njerëz që prej 13 vitesh dergjen në opozitë? Edhe për shkakun tonë ata gjenden në këtë gjendje.

Si guxon dikush që të etiketojë njerëz që dergjen prej 13 vitesh në opozitë? Si mundet të thuhen për njerëz që kanë sakrifikuar pafund. Si rasti i Ndrecës në Durrës. Si mundet? PD ka bërë gabim me Avokatin e Popullit dhe për këtë unë kërkova një akt, kam kërkuar dorëheqje sepse s’mund të thonë çdo herë bëmë gabim. Reagimet e sotme dhe ndaj debatet që po përpiqemi të hapin, janë debate në favor të PD. Mungesa e burrërisë tek disa nuk mund të jetë një hall tjetër që duhet t’i shtohet kryesisë së PD', tha ai. 


Lajmi kryesor:

Foltorja/ Salianji me demokratë të Elbasanit: Mbledhja e fundit e Kryesisë, 4 orë gjyq për mua dhe 15 minuta gjyq për qeverinë! Më 22 dhjetor në protestë