Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka vijuar me turin e foltoreve jashtë agjendës së partisë. Ndalesa e radhës ishte në qytetin e Vlorës ku dhe denoncoi paracaktimin e kryetarëve të degës nëpër qarqe nga lidershipi.

“Lidershpi i PD po zgjedh anëtarët që kërkon vetë. Kanë përjashtuar njerëzit më të votuar. Paracaktohen kryetarët. Rregullat mesa duket janë kush ka ndonjë njohje apo i afërm me lidershipin e PD”, tha Salianji.

Salianji ironizoi dhe protestat e PD, duke thënë se pavarësisht degradimit të vazhdueshëm, asgjë tjetër nuk po ndodh në këtë parti përveç hedhjes së fishekzjarrëve. Protestën e fundit, Salianji e cilësoi si një xhiro fundjave nëpër ish-Bllok.

Salianji u shpreh se figurat aktuale të PD duket sikur kanë ngrirë në kohë, flasin me një gjuhë të vjetërsuar si dhe u bëjnë qytetarëve premtime imagjinare. Ish-deputeti gjithashtu iu drejtua dhe Sali Berishës duke i kërkuar llogari për humbjen e thellë nga zgjedhjet e 11 majit.

“Këta që kemi në drejtim duke se kanë ngrirë në kohë. Të njëjtat figura, formua, të njëjtat mënyra komunikimi, ndërkohë që miqtë ndërkombëtarë dhe qytetarët presin rotacion, ata flasin me një gjuhë kodra pas bregut me një gjuhë të vjetërsuar, me premtime imagjinare. E pyes nga kjo sallë Berishën, kush e ka përgjegjësinë për humbjen kaq të thellë të zgjedhjeve të fundit?”, tha Salianji.

Ish-deputeti përsëriti ato që ka thënë dhe në foltore të tjera, opozitën e dështuar, një drejtues partie që ka humbur besimin e qytetarëve ndërsa tha është pikërisht kjo opozitë e dobët që po mban sot në pushtet, sipas tij, qeverinë e korruptuar të Edi Ramës.

“Nuk mund të fajësojmë manipulimet një qeveri e keqe qëndron në pushtet nëse ka përballë një opozitë të dobët. Jemi në katastrofë elektorale. Qytetarët nuk e besojnë lidershimin e PD aq sa duhet”, tha ai.

Thirrja e Salianjit ishte për një parti të hapur përballë figurave të reja, për konkurencë të pastër brenda partisë, për analizë të humbjeve të njëpasnjëshme dhe për krijimin e një kulture të re.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:29
Salianji: Denoncojnë farsën e zgjedhjeve të Ramës ndërkohë që ka farsë elektorale brenda partisë! Të hapemi për figura të reja

Ish-deputeti Ervin Salianji foli dhe për përjashtimet nga PD duke thënë se ata që meritojnë të largohen, ata janë ata që e kanë çuar partinë në humbje. Salianji tha se PD duhet të hapet për figura të reja.

“Këta mbajnë zvarrë demokratët dhe Shqipërinë me disa idiotësira. PD duhet të ndryshojë që të bëhet fituese, që të rrëzojmë Edi Ramën, sepse PD nuk vjen dot në pushtet me frymën e drejtimit të sotëm. Farsa elektorale brenda partisë ndërkohë denoncojnë farsën elektorale të Edi Ramës. Nuk mund të flitet për përjashtime në PD kur jemi ndarë në disa copa. Përse nuk përjashtohen ato që e ngrenë zërin për ta mbajtur në PD në humbje. Ata që e kanë katandisur prej 13 vitesh në këtë gjendje, t’i kërkojnë llogari njerëzve që kërkojë që PD të ngihet. Si mund të kërkojnë llogari ata që nuk kanë fituar asnjëherë asnjë garë elektorale? PD duan apo nuk duan do të kthehet të jetë e madhe, ne do të bëjmë gjithçka që PD të jetë partia që kanë njohur shqiptarët. Nuk ka presion që e ndal energjinë e demokratëve për ndryshim.

Kriza është momenti kur lind ndryshimi dhe ky është momenti i rëndësishëm në PD. Duhet të hapim partitë, të sjellim rinj e të reja, të krijojmë një kulturë të re, një opozitë që nuk funksionin si një klub i mbyllur shokësh humbësish. Shqipëria po humb të rinjtë, është alarm kombëtar”, tha Salianji.

Ora 19:08
Salianji: Kanë paracaktuar kryetarët e PD në rrethe! Berisha të japë llogari për humbjet! Prej vitesh të njëjtat figura që flasin 'kodra pas bregut'

Ish-deputeti Ervin Salianji tha sot nga Vlora se lidershipi i PD ka paracaktuar kryetarët e partive nëpër zona. Ndër të tjera Salianji u shpreh se figurat aktuale të PD duket sikur kanë ngrirë në kohë, flasin me një gjuhë të vjetërsuar si dhe u bëjnë qytetarëve premtime imagjinare. Ish-deputeti gjithashtu iu drejtua dhe Sali Berishës duke i kërkuar llogari për humbjen e thellë nga zgjedhjet e 11 majit.

“Si mund të hapet një parti që kërkon të përjashtojë anëtarët e vet? Lidershpi i PD po zgjedh anëtarët që kërkon vetë. e ka bërë këtu, presim kur të vijë dega Vlorë. E kanë bërë në Himarë, duke zgjedhur kryetarin dhe duke përjashtuar natarët dhe duke shkuar në logjikën që një kryetar zgjidhet me votat e 17 anëtarëve. Kanë përjashtuar njerëzit më të votuar. Paracaktohen kryetarët. Në Durrës një njeri që nuk ka qenë as anëtar i PD bëhet kryetari i partisë. Rregullat mesa duket janë kush ka ndonjë njohje apo i afërm me lidershipin e PD.

Këta që kemi në drejtim duke se kanë ngrirë në kohë. Të njëjtat figura, formua, të njëjtat mënyra komunikimi, ndërkohë që miqtë ndërkombëtarë dhe qytetarët presin rotacion, ata flasin me një gjuhë kodra pas bregut me një gjuhë të vjetërsuar, me premtime imagjinare. E pyes nga kjo sallë Berishën, kush e ka përgjegjësinë për humbjen kaq të thellë të zgjedhjeve të fundit?”, tha Salianji.

K.B/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 09/03/2026 11:54

    EDHE TI SALI-HANI ME PD KE QENE...EDHE TI NJESOJ ME TA JE....QEN BIR QENI...PTU...

    Përgjigju
  • Bashkimi: 08/03/2026 19:38

    Pergjegjesia e humbjes se zgjedhjeve eshte belind kellici, ti e di shume mire dhe saliu e mbajti me paterice brenda pd-se

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 4 Mars, 21:56

    Mendoni se ndryshimet në Ekzekutiv do përmirësojnë qeverisjen e vendit?