“Pjesëmarrje pa busull në farsën e Ramës për president”. Kështu e ka cilësuar Ervin Salianji mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për caktimin e raundit të dytë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Më anë të një shkrimi në Facebook, deputeti i PD thotë se qëllimi i këtyre mbledhjeve është zhvendosja e fokusit nga rritja e cmimeve, taksave, gjobat, abuzimet e qeverisë.
“Pjesëmarrja pa busull në farsën e Ramës për president çdo ditë e më shumë po nxjerr në pah dëmet e medha që po i shkaktohen opozitës dhe padiskutim demokracisë në vend! Siç dhe i interesonte Ramës ky proçes e mban fokusin e opinionit tek telenovela e presidentit, zhvendos fokusin nga rritja stratosferike e çmimeve, abuzimet e përditshme të qeverisë, rritja e taksave, gjobat ndaj biznesit, goditjet ndaj bujqësisë, monopolet oligarkike! Tema që nuk po diskutohen në publik sepse kurthit të Ramës i ranë pas me nxitim dhe pa shumicën e grupit parlamentar të PDSh”, shkroi Salianji.
Ndër të tjera sqaron se Rama dëmtoi opozitën, e cila ka emergjencë për tu bashkuar dhe të ulet në tryezë diskutimi.
“Ky proçes zbardhi dhe më shumë atë që dihej, autokrati nuk lëshon asgjë, do vetem për garniturë opozitën duke bërë sikur bën lëshime të mëdha të tipit e shtyjme nga 5 ditë në 7 datën e raundit. Për fat të keq Rama me lojën e tij tërhoqi një pjesë të opozitës që megjithëse pakicë, për protagonizma dëmtoi rëndë opozitën duke krijuar idenë e frangmentarizimit të mëtejshēm të saj dhe duke mos bërē asnjë përpjekje për atë që PDSh e ka emergjence, çdo përpjekje dhe tentativa të pafundme për tu bashkuar! Ky është një rast ku gjithë opozita duhet të ulet në një tryezë diskutimi! E meqë ra fjala dy komisioneve të posaçme për reformën territorriale dhe reformën zgjedhore po ju vjen fundi i afatit dhe ende nuk dimë gjē pse opozita nuk po dërgon emrat?” shkroi Salianji.
Lajmi kryesor:
Presidenti i ri/ Raundi i dytë në 23 maj! Balla-opozitës: Takohemi në 18:00 dhe të dalim me një emër të hënën! Alibeaj: Jo në skuta të errëta, por në sytë e shqiptarëve
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7525
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!
22 Nëntor, 18:09
-
Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro (SEPA): Një hap përpara në integrimin drejt BE!
22 Nëntor, 16:44
-
Akademia Politike e PS-së, Rama: Më shumë të rinj që duan të angazhohen
22 Nëntor, 13:32
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Dita Kombëtare e Alfabeti/ Publikohet drafti i fjalorit të Gjuhës Shqipe, 120 mijë fjalë! Gjinushi: U morën 25 hartues
22 Nëntor, 08:01
-
Vrasja e 14 vjeçarit pranë shkollës 'Fan Noli', qytetarët pro nismës së mbylljes së TikTok dhe Snapchat
21 Nëntor, 18:10
-
Shqipëria pjesë e sistemit unik europian të pagesave! Rama: Hap i madh drejt BE-së në 2030! Nga 2025 dërgesat e parave nga Europa e anasjelltas pa kosto financiare
21 Nëntor, 16:58
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor, 12:03
-
Nesër publikohet drafti i fjalorit të madh të Gjuhës Shqipe, Rama: E hedhim në konsultim publik! Të mbrojmë shqipen nga barbarët e rrjeteve sociale
21 Nëntor, 10:58
-
Nis së shpejti projekti i ripërtëritjes së Ujërave Termale të Bënjës në Përmet, destinacion që preferohet nga turistët
21 Nëntor, 08:16
-
Vrasja e 14 vjeçarit, psikologia për Report Tv: Mbyllja e Tik Tok dhe Snapchat një masë jo vetëm për adoleshentët, por edhe ndaj atyre që kanë varësi
20 Nëntor, 20:54