Sallam fshati me perime dhe verë

Përbërësit:

  • 800 gr sallam
  • 1/3 filxhan verë e kuqe
  • 500 gr speca të kuqe dhe jeshil
  • 3-4 domate
  • 3 thelpinj hudhër
  • 1/2 qepë e prerë në feta
  • Kripë, piper, rigon
  • Spec i kuq djegës

Përgatitja:

Në një tigan të nxehur me vaj ulliri, skuqim copat e sallamit derisa të marrin ngjyrë të artë. Shtojmë qepën dhe hudhrën dhe vazhdojmë skuqjen për rreth 8 minuta. Më pas shtojmë verën e kuqe dhe e lëmë të vlojë për disa minuta. Shtojmë domatet e grira pure, specat, rigonin, kripën, piperin dhe specin djegës. Vendosim kapakun dhe e lëmë të gatuhet në nxehtësi mesatare derisa të trashet salca. E servirim gatimin të ngrohtë spërkatur me vaj ulliri të freskët dhe rigon.