Sallatë çezar shtëpie
Përbërësit:
- 1 tufë sallatë jeshile
- 1 fetë bukë
- 1 gjoks pule
- 1 lgj misër
- 2 lgj vaj ulliri
- 2 lgj kos
- 1 lgj majonezë
- 1½ lëng limoni
- Kripë, piper
- Djathë kaçkavall
Përgatitja:
Presim sallatën për së gjati dhe e vendosim në një sallatiere. Bukën e presim në kubikë dhe e kalojmë në furrë ose në një tigan me pak vaj ulliri. Fileton e pulës e tiganisim derisa të marrë ngjyrë të kuqerremtë, më pas e presim në kubikë. I vendosim kubikët e mishit të pulës dhe kubikët e bukës mbi sallatën jeshile, shtojmë misra të zjerë dhe djathë kaçkavall sipas preferencës. Në një enë përziejmë kos, majonezë, vaj ulliri, lëng limoni, kripë, piper. E trazojmë mirë dhe marinojmë sallatën, të cilën e servirim menjëherë.