Sallatë fshati me misër
Përbërësit:
- 1 qepë e kuqe
- 1 spec i kuq
- 1 spec jeshil
- 1 kastravec
- 1-2 domate
- Sallatë jeshile
- Ullinj
- Misra të zier
- Kripë
- Vaj ulliri
- Uthull
Përgatitja:
Pasi i kemi larë mirë presim sallatën jeshile, qepën e kuqe, specat, domatet, kastravecin në copa të mëdha. Kompozojmë sallatën duke i alternuar përbërësit ndërmjet tyre. Shtojmë ullinjtë dhe misrat e zier dhe e marinojmë sallatën me kripë, vaj ulliri dhe uthull.
Komento