Sallatë me lulelakër dhe panxhar

Përbërësit:

  • 1 lulelakër mesatare
  • 1 panxhar
  • 1 qepë e kuqe
  • 2-3 lugë vaj ulliri
  • 1 lugë uthull molle ose lëng limoni
  • 1 thelpi hudhër
  • Kripë dhe piper sipas shijes
  • Pak majdanoz i grirë për servirje

Përgatitja:

Fillimisht vendosim panxharin të ziejë dhe më pas e presim në feta. Ndajmë lulelakrën në lule të vogla dhe i vendosim të ziejnë në ujë me pak kripë për 5-7 minuta, derisa të zbuten, por të mos bëhen shumë të buta. I kullojmë dhe i lëmë të ftohen pak. Shtojmë panxharin e zier në feta, qepën e kuqe të prerë në rrathë, vajin e ullirit, limonin/uthullën, hudhrën, kripën dhe piperin. I përziejmë me kujdes dhe i servirim me majdanoz.