Sallatë me makarona
Përbërësit:
- 1 domate
- 1 kastravec
- 1 qepë
- 1 spec i juq
- 1 spec jeshil
- 2 thelpinj hudhër
- 1 limon
- 1 lgj salcë e koncentruar
- 2 lgj salcë domate
- 1 lgj uthull balsamike
- Majdanoz
- Koper
- Nenexhik
- Piper i zi
- Piper i kuq
- Kripë, kerri
- 1 lgj gjalpë
- 1 lgj vaj luledielli
- 500 gr makarona me forma
Përgatitja:
Ziejmë makaronat në ujë të bollshëm me kripë. Ndërkohë presim perimet në kubikë. Skuqim qepën në yndyrë, shtojmë thelpinjtë e hudhrës, salcat dhe erëzat që të rregullojmë shijen. Shtojmë limonin dhe uthullën balsamike. E bashkojmë me makaronat e kulluara duke e trazuar mirë. Më pas shtojmë domaten, specat në kubikë, bimët aromatike dhe e kalojmë në një tas sallate duke e spërkatur me pak vaj hudhre.
Komento