Sallatë me panxhar, shegë dhe lakër të kuqe

Përbërësit:

  • 1 kokë e vogël lakër e kuqe
  • 2–3 karrota
  • 2–3 panxharë të gatuar
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 shegë
  • 4–5 lugë vaj ulliri
  • Lëngu i 1–2 limonëve
  • Kripë, piper i zi
  • Bullgur sipas dëshirës (opsionale)

Përgatitja:

Grijmë lakrën e kuqe hollë, karrotat i presim në shirita më pas në kubikë, ndërsa panxharin e kemi zier më parë dhe prerë në feta. Në një tas të madh bashkojmë të gjithë përbërësit, shtojmë majdanozin e grirë hollë dhe kokrrat e shegës. Shtrydhim limonin në një tas të vogël, shtojmë vaj ulliri, kripë, e përziejmë mirë dhe e hedhim sipër sallatës. Sipas dëshirës sallatën mund ta pasurojmë dhe me pak bullgur të zier.