Sallatë me thjerrëza
Përbërësit:
- 200 gr thjerrëza
- 1 kastravec
- 2 domate të vogla
- 1 spec i kuq
- 1 qepë e kuqe
- 50 gr ullinj të zinj ose jeshilë
- 100 gr djathë i bardhë
- 1 tufë majdanoz ose nenexhik të freskët
- 4 lugë gjelle vaj ulliri
- 2 lugë gjelle lëng limoni
- 1 lugë çaji uthull balsamike
- 1/2 lugë çaji rigon i thatë
- Kripë dhe piper sipas shijes
Përgatitja:
Fillimisht vendosim thjerrëzat të ziejnë në ujë me kripë për 20-25 minuta derisa të zbuten. I kullojmë dhe i lëmë të ftohen. Ndërkohë në një tas të madh, vendosim kastravecin, domatet, specin, qepën, ullinjtë dhe majdanozin/nenexhikun. Shtojmë thjerrëzat dhe djathin e bardhë të thërrmuar. Përgatisim dressing-un duke përzier vajin e ullirit me lëngun e limonit, uthullën balsamike, rigonin, kripën dhe piperin në një enë të vogël. Marinojmë sallatën, e lëmë pak minuta dhe e kemi gati për ta shijuar.