TIRANE- Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, njëherësh kryetar i komunës së Shëngjinit, Salvator Kaçaj, është marrë i pandehur së bashku me 7 zyrtarë të tjerë. Kaçaj, akuzohet nga prokuroria se ka qënë pjesë e një skeme të falsifikimit të dokumentave, me qëllim tjetërsimin e sipërfaqeve tokësore që janë të regjistruara në shtet. Bëhet fjalë për disa pasuri që u janë kthyer “pronarëve” në një nga zonat më të lakmuara të turizmit shqiptar, siç është zona e kënetës së Kunës në Shëngjin.
Praktika e falsifikimit është nisur nga banorë të ndryshëm që pretendonin pronësinë, të cilët fillimisht e kanë zaptuar, duke hedhur dhe e inerte mbi ujërat e kënetës dhe duke e shndërruar atë në sipërfaqe tokësore. Më pas, kjo sipërfaqe është matur nga topografë dhe më pas komuna e Shëngjinit e ka regjistruar, nën drejtimin e Kaçajt, duke j’u referuar ligjit 7501 “Për Tokën”. Sipas prokurorisë së Lezhës, e cila vijon hetimet edhe për zyrtarë të tjerë, disa sipërfaqe tokësore pasi janë regjistruar në hipotekë, është arritur të shiten tek persona të tretë me çmim shumë të lartë financiar. Momentalisht, ndaj këtyre pasurive është marrë një vendim në gjykatën e Lezhës, që vendos nën sekuestro sipërfaqet tokësore me qëllim ndalimin e shitjes së tyre.
280 mijë lekë
Në dosjen hetimore të prokurorisë së Lezhës është administruar dhe një material interesant nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, e cila përcaktonte çmimin mesatar të shitjes së trojeve në zonën e kënetës së Kunës, prej 280 mijë lekë të vjetra metri katror. Sipas burimeve, pasuritë janë shitur më tepër se kaq, por në kontratat e shitjes, çmimi është fiktiv.
Tjetërsimi i sipërfaqes ujore të kënetës së Kunës në Shëngjin të Lezhës, sipas prokurorisë, ka ndodhur si rezultat i veprimeve të ndryshme kriminale të kryetarit të komunës Salvator Kaçaj, i hetuar në gjendje të lirë, Nikoll Prelaj ish-kryeplak i fshatit Ishull-Shëngjin, Fran Liçaj shefit të sektorit të kadastrës, Luigj Palokaj topograf, Avdi Mali topograf, Diella Marku topografe, Lene Mirukaj specialist me Gjyste Mandreca me detyrë arkiviste.
I vetmi që është arrestuar gjatë ditës së djeshme është shtetasi Fran Liçaj, ndërkohë personat e tjerë hetohen në masën e “arrestit shtëpiak”, “detyrim paraqitje” dhe “pezullim nga detyra”. Duke j’u referuar burimeve pranë prokurorisë së Lezhës, aktiviteti kriminal i këtyre personave shtrihet në një periudhë kohe një vjeçare 2011-2012, ndërkohë hetimi vijon për të zbuluar persona të tjerë.
Skema e abuzimit
Aktet e marrjes së tokës në pronësi, janë plotësuar kohët e fundit për llogari të viteve të mëparshme. Këto akte janë lëshuar me numër, me fraksion, si shtesë tapie. Më pas, këto dokumente, janë përpunuar, konfirmuar dhe nënshkruar në kundërshtim me ligjin nga Komuna Shëngjin. Të gjitha këto akte, janë hartuar me data të mëparshme, si dhe nuk mbajnë numra protokolli apo nëse i kanë, janë të paqëna apo të paregjistruara në librat e protokollit të Komunës. Gjithçka është falsifikuar dhe regjistruar në zyrën e Hipotekës Lezhë.
Shkrimi u publikua sot (07.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com