Sam Smith 'vjedh' muzikën e 
Michael Jackson për filmin 007

Sam Smith 'vjedh' muzikën e <br />Michael Jackson për filmin 007
Supozohej të ishte kolona zanore e filmit më të fundit të James Bond, SPECTRE, por kur fansat e '007' dëgjuan për herë të parë këngën e Sam Smith, 'Writing's On The Wall' u surprizuan nga 'ngjashmëria e frikshme' me një prej këngëve më të suksesshme të ikonës së muzikës moderne, Michael Jackson.

Dëgjuesit menjëherë pikasën ngjashmërinë e kolonës zanore me këngën 'Earth Song' të mbretit të muzikës pop. Komentuesit në rrjete sociale thanë se kënga e Smith i shtynte të kishin dëshirë të dëgjonin hitin e vitit 1995 të kënduar nga Michael Jackson.

Edhe personazhe publike si moderatorja Jenni Falconer, vunë në dukje ngjashmërinë mes dy këngëve. Profesori i muzikës Bennett, i pyetur nga 'The Telegraph' pohoi se kënga ka pak ngjashmëri, por ka edhe shumë ndryshime.

Ai tha se kënga mund të duket e ngjashme për ata që e dëgjojnë, kjo pasi të dy këngëtarët kanë regjistër zëri shumë të lartë dhe teksti tek të dyja këngër shpreh pendesë, kjo i bën edhe më të ngjashme mes tyre. Sidoqoftë kur krahason muzikën, mund 'të gjesh ngjashmëri gjithandej', nëse sheh me vëmendje.
sam smith
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi