TIRANE - Skandali lidhur me nivelin e toksinave në qumësht dëmtoi financiarisht dy ndër kompanitë më të mëdha në vend, “Fast” dhe “Primalat”. Të detyruara të tërhiqnin qumështin nga rrjeti i shitjeve, megjithëse analizat e detajuara ende nuk ishin kryer, firmat ndaluan prodhimin dhe shitjet.
Administratori i përgjithshëm i “Primalat”, Sami Gjergji, tha dje se prej mëse dy javësh ka pezulluar punën në fabrikën e tij dhe ka dërguar në shtëpi punonjësit. “Përllogarisim një dëm të madh nga gjithë kjo histori. Shifra mund të arrijë deri në 1 milion euro humbje”, deklaroi Gjergji, i cili tha se dje u dërguan në tregun vendas sasitë e para të qumështit, pas zhbllokimit të situatës.
Gjithçka nisi pasi Agjencia Kosovare e Ushqimeve dhe Veterinarisë urdhëroi heqjen nga tregu të qumështit të prodhuar nga dy kompani shqiptare, një kroate dhe dy boshnjake, pasi testet paraprake sugjeruan për prani të aflatoksinës.
Disa ditë më vonë rezultoi se këto marka qumështi kanë nivele që nuk rrezikojnë shëndetin, ndërkohë që ministri Genc Ruli akuzoi Kosovën se po godiste industrisë konkurruese në tregun e atjeshëm. Por, për administratorin e “Primalat”-it, tashmë është vonë. Ai ende duhet të rifitojë 1 milion euro që humbi në “flluskën” e skandalit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.03.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com