Samit-et e Lulzimit dhe Samit-i i Berlinit

Samit-et e Lulzimit dhe Samit-i i Berlinit

Pesë aleatët formalë të Lulzim Bashës janë angazhuar në krijimin e idesë së një “Samiti opozitar”, për të cilin po bëhet kujdes të paraqitet dhe si moment kthese i qëndrimeve të opozitës. Nën udhëheqjen e Fatmir Mediut, opozita po kërkon që të ulet në tryezë me presidentin Ilir Meta dhe të diskutojnë çështje të ndryshimeve kushtetuese dhe reformës elektorale, të cilat në fakt, nuk kanë lidhje fare me zgjedhjet lokale që kemi përpara.

Për t’u dukur që kanë një reflektim për krizën, kanë shtuar dhe pikën që janë dakord të ulen edhe me Edi Ramën në tryezë, ende pa dhënë dorëheqje nga kryeministër, pamvarësisht se Luli ka bërë gati programin e qeverisë së re.

Kjo është fasada publike e përgatitjeve për Samitin e “të pestëve”. Për ta bërë dhe më të besueshëm, në zyrat e PD, Lulzim Basha ka thirrur një tjetër Samit në mbrëmje me kryetarët e Bashkive të PD në detyrë, të cilëve do t’u shpjegojë strategjinë se si do shkojnë drejt zgjedhjeve lokale duke shkarkuar Edi Ramën dhe duke shtyrë zgjedhjet.

Gjithçka bëhet vetëm për një qëllim. 16 kryetarët e bashkive të opozitës, të mos joshen të rikandidojnë të pavarur, ose me ndonjë forcë tjetër politike opozitare, duke i gënjyer se do ketë marrëveshje me Ramën dhe do shtyhen zgjedhjet. Për ta bërë të besueshme këtë, do t’u kërkojë atyre listën e komisionerëve lokalë, listat për Këshillin Bashkiak dhe procedura të tjera formale, që krijojnë idenë se opozita do hyjë në zgjedhje.

Në fakt, gjithçka bëhet për të kundërtën e saj, për t’i mbajtur kryetarët në detyrë, jashtë zgjedhjeve, për shkak të dyshimeve që Basha ka, se shumë prej tyre, mund të rikandidojnë si të pavarur.

Në të njëjtën kohë, kështu shpreson se do të dekurajojë dhe ata demokratë që po i bashkangjiten rivales së tyre të re në zgjedhje, “Bindja Demokratike”.

E gjithë përpjekja e Samiteve të Lulzimit, në fakt është e programuar nën jehonën e Samitit të Berlinit, ku Shqipëria, ndryshe  nga rajoni, merr pjesë vetëm me kryeministrin Rama, duke lënë jashtë presidentin Meta, për shkak të lidhjeve të tij me krizën opozitare.

Për të krijuar idenë se Samiti i Berlinit nuk është aq i zi për opozitën sa duket nga jashtë, dhe se Europa nuk është aq refuzuese ndaj ndonjë marrëveshjeje, saç deklarohen diplomatët e saj, Samitet e Lulzimit sonte në mbrëmje do të lexojnë filxhanin e Samitit të Berlinit, për t’i bindur kryetarët e bashkive dhe aleatët, se ka një mesazh të ‘fshehtë’ për marrëveshje, prandaj  do t’ju lutet mos të bëjnë ndonjë veprim të nxituar.

Pasi e vetmja gjë që mund të bëjë Lulzimi tani, është t’i gënjej të gjithë, për t’u ofruar atë që duan, me kusht që të digjet çdo afat dhe për rregjistrime kandidatësh në zgjedhje, siç u dogjën afatet për partitë. Pastaj secili në punë të vet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LIU TË QIU: 01/05/2019 15:47

    Mero Baze ke plotësisht të drejt shkrim më të goditur nuk gjen o Mero Baze . Po çfar ti bësh kti populli a mbahet fatmir jevgjit mediu në politik ? ? ? Po i pafshin hajrit jevgjitit krimjnel që i ka duart me xhak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë/ Kapen dy persona në hyrje të Shqipërisë, ishin të shpallur në kërkim për plagosje me dashje dhe pjesëmarrje në grup kriminal

Kakavijë/ Kapen dy persona në hyrje të Shqipërisë, ishin të shpallur në kërkim për plagosje me dashje dhe pjesëmarrje në grup kriminal