Samiti Botëror për Vaksinimin, Manastirliu në Bruksel: Shqipëria e angazhuar për rritjen e mbulesës vaksinale
Ministrja Manastirliu me Tedros Adhanomo Ghebreyesus
Samitin Botëror i Vaksinimit ka organizuar një mbledhje me në qendër vksinimin, ku mori pjesë ministrja Manastirliu dhe 400 përfaqësues të lartë politikë nga e gjithë Bota, si Mbreteresha e Belgjikës, presidentit të Komitetit Europian Jean Claude Juncker, Drejtorin të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanomo Ghebreyesus. Qëllimi i takimit ishte nxitja e vaksiminit.
Presidenti i Komisionit Europian dhe drejtuesi i OBSH-së vunë theksin te angazhimi politik dhe rritja e aksesit për vaksinimin e fëmijëve, duke e konsideruar të drejtën për shëndet si të drejtë për t’u vaksinuar.
Ministrja Manastirliu u takua me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanomo Ghebreyesus me të cilin rikonfirmoi angazhimin e qeverisë shqiptare për ruajtjen dhe forcimin e mbulesës vaksinale në çdo komunitet.
Gjatë bashkëbisedimit me dr. Adhanomo, Ministrja Manastirliu theksoi se po punohet për të gjetur zgjidhje alternative, për të mbërritur tek çdo fëmijë përmes vaksinimit në komunitet.
Veç angazhimit politik, ne Samit u vu theksi tek rritja e aksesit dhe rikthimi i besimit në procesin e vaksinimit, për ta kthyer në prioritet të shëndetit publik, duke ndihmuar komunitetet për përfitimin e vaksinës.
Një prej çështjeve kryesore të diskutuara në Samit ishte roli i medias dhe kryesisht rrjeteve sociale kundër disinformimit dhe përhapjes së lajmeve të rreme mbi efektet e vaksinimit. Aktualisht është arritur një marrëveshje me Facebook, Google, Tëitter etj për të filtruar profilet e rreme dhe ndalimin e përhapjes së informacione të pa vërteta mbi efektet e vaksinimit.
Vaksinimi është programi më me kosto-efektiv i shëndetit publik. Parandalon rreth 3 mln vdekje në vit dhe sipas ekspertëve të OBSh mund të parandalohen edhe 1.5 mln vdekje/ vit nëse merren masat e duhura nga çdo vend për të rritur mbulesën vaksinale.
Hezitimi ndaj vaksinës konsiderohet 1 ndër 10 kërcënimet me serioze të shëndetit publik në Botë. Për këtë arsye në Samit u vu theksi në marrjen e përgjegjësisë nga çdo vend për aplikimit e programeve të suksesshme të vaksinimit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.9%
-
Shëndet
67.7%
-
Mirëqënia
21.5%
Vota total: 2217
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!
26 Dhjetor 2024, 21:13
-
Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese
21 Dhjetor 2024, 22:33
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel
18 Dhjetor 2024, 22:53
-
Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?
18 Dhjetor 2024, 20:44
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor 2024, 11:31
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor 2024, 08:42
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor 2024, 19:50
-
Kryeministri Rama takim me kreun e NATO-s Mark Rutte: Mbështetës i paepur i Shqipërisë
17 Dhjetor 2024, 17:40
-
Belgjikë/ Çmontohet organizata shqiptare e trafikut të kokainës drejt Anglisë! Mbi 30 kontrolle, disa të arrestuar dhe sekuestrime! Transportohej me furgonë mallrash
17 Dhjetor 2024, 14:00
-
Shqipëria çel negociatat me BE-në për ‘Marrëdhëniet me Jashtë’! Ministri Hungarez: Treguat proges të shkëlqyer! Rama: S'ka kapitull të lehtë, as kthim pas
17 Dhjetor 2024, 07:23
-
Integrimi/ Nesër Konferenca e Tretë e ndërqeveritare me BE-në, Rama kryeson delegacionin në Bruksel
16 Dhjetor 2024, 08:56