Presidenti i vendit Bujar Nishani ka marrë pjesë në Samitin e 20-të Ekonomik të Euroazisë, me temë: “Njerëzimi në Udhëkryq” i zhvilluar në Stamboll të Turqisë për dy ditë radhazi i organizuar nga Fondacioni Marmara Grup. Në samitin e mbajtur në Turqi morën pjesë presidentë nga Ballkani Perëndimor, si dhe shume autoritete të tjera politike, akademike e politike, vendas dhe të huaj si dhe ish-krerë shtetesh e qeverishë.
Presidenti Nishani me një fjalë përshëndetëse i është drejtuar në veçanti Samitit në hapjen zyrtare të tij duke shprehur vlerësimin që merr ky Samit, veçanërisht në këto momente krizash dhe shumë komplekse për botën të cilat kanë vënë në pikëpyetje shumë prej arritjeve të deritanishme të shoqërive tona.
Duke iu referuar nevojës së përfshirjes më aktive të aktorëve vendimmarrës, politik- bërës shkencëtarëve dhe akademikëve në orientimin e shoqërisë njerëzore drejt një të ardhme më të mirë e të sigurt Bujar Nishani theksoi se: pritshmëritë,sfidat,kërcënimet dhe zgjidhjet, fillojnë së pari në vendete tona, në nivel lokal ,e më pas shtrihen e ndërthuren me vendet e tjera fqinje, në nivel rajonal duke u reflektuar më pas në nivele kontinentale e globale.
Presidenti Nishani duke iu referuar zhvillimeve shumë të mëdha por edhe sfidave e kërcënimeve të lindura që nga fillimi i Samitit të parë Ekonomik të Euroazisë, në vitin 1998 e deri në momentet aktuale,shkurtimisht u fokusua tek ndryshimet e mëdha të ndodhura në Shqipëri gjatë 20 viteve të fundit, por edhe tek zhvillimet e paparashikuara të Bashkimit Europian me Brexit dhe sfidat e tjera strukturore, zhvillimet teknologjike e kibernetike, si dhe raportet e bilancet e reja politike dhe ekonomike në nivel botëror. Ndërsa lidhur me pasojat, sfidat dhe kërcënimet e dala nga këto zhvillime të jashtëzakonshme, Presidenti Nishani u shpreh se: “pyetja – a është njerëzimi në udhëkryq, vjen si një kambanë alarmi që duhet të na shqetësojë të gjithëve” .
Gjatë fjalës se tij Presidenti Nishani në mënyrë të veçante u ndal mbi kontributin konkret të Shqipërisë e shqiptarëve,si në nivel lokal ashtu dhe rajonal , duke evidentuar vëmendjen e madhe në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Lidhur me luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit të dhunshëm, Presidenti Nishani vlerësoi edhe bashkëpunimin me autoritetet ligj-zbatuese dhe agjencitë e specializuara të vendeve fqinje dhe partnere, si dhe evidentoi pjesëmarrjen e Shqipërisë në Koalicionin Global kundër ISIS-it dhe angazhimin në zbatimin e Strategjisë Globale Kundër Terrorizmit.
Duke iu referuar rajonit të Ballkanit Perëndimor Presidenti Nishani evidentoi se këtu është e përqendruar vëmendja dhe kontributi kryesor i Shqipërisë , në funksion të stabilitetit dhe bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.
“Fuqi e interesa të caktuara po kërkojnë ta kthejnë rajonin në ditët e tij më të errëta, duke shfrytëzuar kryesisht marrëdhëniet delikate ndëretnike, por dhe rënien e vëmendjes së strukturave të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, për shkak të sfidave e krizave që ato vetë po përjetojnë.” – u shpreh Presidenti Nishani.
Në përfundim Presidenti Nishani është takuar edhe me ish-presidentin e Turqisë Abdullah Gul, si dhe me shumë lider të tjerë pjesëmarrës me të cilët shkëmbeu mendime mbi zhvillimet e përgjithshme në rajonin Ballkanik.
Redaksia Online
D.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com