Samiti në Shqipëri/ Rama: BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, dielli i Tiranës i ndryshëm nga 'zymtësia' e Brukselit

TIRANË- Të jashtëzakonshme e ka quajtur kryeministri Edi Rama mbajtjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, i cili po zhvillohet për herë të parë jashtë unionit. Në prononcimin e tij para mediave të huaja, Rama tha se mbajtja e këtij samiti në vendin tonë është një sinjal i qartë që Bashkimi Europian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, njëjtë sa ky i fundit për unionin.

Nuk munguan batutat nga kreu i qeverisë, i cili i tha gazetarëve se deri dje kishin një mot të zymtë si në BE, por sot sollën diellin për t’i pritur ata.

“Kjo është e jashtëzakonshme,. Është diçka që edhe ai me imagjinatën më guximtare nuk do kishte përfaqësues çdo ndodhte. Po ndodh. Është sinjal i fortë i vetëdijes së be se BE ka nevojë për BP po aq sa BP ka nevojë për BE. Kjo është shumë e rëndësishme. Deri dje kishim një mot si në BE, por nuk mund t’iu mirëprisnim me atë mot dhe sollëm diellin për ju. Shpresoj që ta vlerësoni”, tha Rama.

Rama komentoi edhe tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, ku theksoi se shpreson që të gjejnë një marrëveshje përfundimtare. I pyetur nëse marrëveshja mund të dakordësohet në këtë samit, Rama tha se do shpresonte që të ndodhte një gjë e tillë, por me shumë mundësi jo në samit. Kryeministri bëri edhe një pasqyrim në mediat e huaja se si Shqipëria ka përballuar pandeminë e koronavirusit, pasojat e tërmetit dhe mbështetjen që po jep për familjet sa i takon krizës energjetike.

Për herë të parë, në Tiranë u mbajt një samit i përmasa të tilla duke shënuar një ditë historike për vendin tonë. Madje ky samit është hera e parë që zhvillohet jashtë Bashkimit Europian.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:28
'Mos e pini të gjithë verën që ju tha se mund t’ju zërë', batuta e Ramës me gazetarët

 

Kryeministri Rama e kishte edhe një batutë me mbi 300 gazetarët e pranishëm sot në Tiranë për të ndjekur samitin.

“Ju lutem mos e pini të gjithë verën që ju dhamë në mëngjes se mund t’ju zërë”, tha ai.

Ora 11:27
Rama: Ballkani ka energji tjetër nga Brukseli, ne si ‘Rock and Roll’ ata si simfoni klasike

 

Kryeministri Rama në fjalën për mediat pasi priti liderët e Bashkimit Evropian nuk i kurseu edhe batutat.

“Ka një ndryshim shumë të madh dinamika në Shqipëri dhe Kosovë. Këetu është si ‘Rock and Roll’ ndërsa në Bruksel simfoni klasike. Ka një energji tjetër Ballkani”, tha Rama.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arp: 06/12/2022 13:12

    Ta q… rusia nanen në vorr ku e ke o bir shkjau shqipfolës

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Bandat survejojnë Policinë, a është ky triumf i krimit ndaj shtetit?



×

Lajmi i fundit

Intervistë/ Historiani Paskal Milo: Takimi i Ambasadës së SHBA-së s`është kundër Kurtit, të formohet Asociacion evropian

Intervistë/ Historiani Paskal Milo: Takimi i Ambasadës së SHBA-së s`është kundër Kurtit, të formohet Asociacion evropian