Samiti i Berlinit në Tiranë, Spiropali: Tregon që jemi lider i Ballkanit Perëndimor! Protesta e Berishës? E rrudhur! S’na intereson kush zgjidhet në krye të SPAK

TIRANË- Mbajtja e Samitit të Berlinit në Tiranë, për ministren e Shtetit, Elisa Spiropali, është një tregues se Gjermania, por edhe vende të tjera europiane mbështesin nismën e Ballkanit të Hapur. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Spiropali tha se kjo tregon qartë që Ballkani i Haur nuk është një “konkurrencë” që i bëhet Procesit të Berlinit, por që është një vazhdimësi e saj, e që kanë në njëjtin qëllim.

“Shqipëria e ka forcuar reputacionin edhe falë kryeministrit, ndoshta falë tij dhe në mënyrë rastësore. Mbajtja e Samitit, tregon që është një mbështetje për nismat rajonale, Ballkani i Hapur është bijë e procesit të Berlinit, mbështet mbi të njëjtat parime dhe ka të njëjtin objektiv, dhe mbajtja e samitit të Berlinit në tiranë do jenë konfirmon e ndërkombëtarë, për Shqipërinë nuk ka dyshime, ka influenca armike dhe faktorë që duan dhe kanë ndikim në Ballkan dhe pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, këto forca janë ngjallur dhe Ballkani është rajoni tjetër më vëmendje të posaçme nga BE dhe SHBA për të eliminuar këto ndikime”, tha Spiropali.

Mbajtja e këtyre Samiteve, për Spiropalin, është fakt që Shqipëria është lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Një punë e përditshme, angazhim dhe fakt i njohur, në mos i thënë me zë të lartë, i pranuar edhe nga aktet, që Shqipëria është partner më i besueshëm i SHBA-BE në rajon, kjo nuk është pak dhe nuk vjen nga qielli, por vjen si pasojë e politikave tona dhe mos ndjekjes së politikave populiste, por një strategjia të qartë, një vend me influencë në rajon dhe partner i SHBA-Be”, shtoi ministrja.

Batutës së gazetarit Minga se me mbajtjen e Samitit mësohet edhe se kur do jetë protesta e radhës së Sali Berishës, Spiropali tha se kurrsesi nuk do të jetë një ngjarje e rëndësishme. Ajo sjell në vëmendje edhe protestën e 6 dhjetorit, sipas së cilës ishte tregues se qytetarët nuk i besuan.

“Një protestë e tkurrur e rrudhur, që qytetarët nuk i besuan, na dëshmoi që është gjithmonë prezent ai delli zhbërës, nuk ja dolën ta jetësojnë shprehjen “ne jemi si na do armiku”, diskutimi duhet të ishte ai samit, mbresa që patën liderët për Shqipërinë, produktet që pati ai samit”, tha Spiropali.

Për grushtin ndaj Berishës, që u shndërrua në kryefjalë e protestën, Spiropali nuk zgjodhi që të bëj shumë komente, por tha se ia lë organeve të drejtësisë.

“Qesharake të zhytesh në teori konsiparcioni për ngjarje banale, qoftë edhe të dhunshme, ia kemi lënë në dorë hetimeve, që të dënojë autorin, se askush nuk mund të guxojë të dhunojë një qytetar e jo më pak një deputet apo një politikan të lartë, kjo nuk ka diskutim dhe ne nuk bëjmë atë që bën Berisha që drejton gishtin nga kundërshtari, shtoi Spiropali.

Nuk kaloi pa vëmendje edhe zgjedhja e kreut të ri të SPAK, që është konsideruar si një beteje “Kim-Rama”, por Spiropali tha se për mazhorancën nuk ka asnjë rëndësi se kush do ta drejtojë, mjafton të bëjë detyrën.

“Karriera e prokurorëve dhe gjykatësve ishte e varur nga politika, ne ia kemi heëqur nga dora politikës dhe ia kemi dhënë publikut dhe në rrugëtim jo të lehtë, patjetër ka kosto, probleme, por ne nuk ndalemi dhe ata që kanë marrë përgjegjësinë të drejtojnë institucionet e drejtësisë nuk duhet të ndalen, ne nuk kemi asnjë interes cili emër zgjidhet në krye të SPAK, për sa kohë bëjnë detyrën e tyre dhe realizojnë misionin të luftës kundër krimit të organizuar”, shtoi ajo.

Në fund, theksoi se PS-ja është e destinuar të fitojë zgjedhjet vendore, e ndërsa tha se deri tani socialistët nuk kanë menduar për emra, por për organizimin e partisë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ganiu: 16/12/2022 06:35

    Po 5 miljonshin e doganes qe e fute ne xhep apo nuk e kenproblem ti kreun e spakut. Ti ke frike me shume se kushdo. Do i paguani te gjithe o elis mbaje mend

    Përgjigju
  • Alb: 16/12/2022 04:52

    Jemi lider Ballkanik thote ministresha …..tragjikomedi.Qe te jesh lider zonje duhet te kesh fuqi, pra ekonomi dhe zhvillim. Ne figurojme nga fundi per mos thene ne fund te listes. Lider Ballkanik sot fatkeqesisht eshte Serbia( me produktet e te ciles mbushim sot tryezen fale politikes shkateruese qe eshte marre ndaj bujqesise , blektorise dhe shpopullimit te Shqiperise. Te tjerat jane fjale .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë