Samiti i Diasporës/ Thaçi mesazhe të qarta Serbisë dhe Rusisë, salla shpërthen në duartrokitje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nga Samiti i Dytë i Diasporës shqiptare, mbajtur në Tiranë, përshëndeti kreun e BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, për rolin e luajtur në arritjen e marrëveshjes historike me Greqinë.

"Përulemi para jush për kontributin tuaj. Sot kombi shqiptar ka nevojë që vetëm të fuqizohet ky rol i Shqipërisë në angazhimet euroatlantike, të fuqizohen reformat dhe të lëvizë sa më shpejt drejt të ardhmes evropiane. Kombit i duhet një Shqipëri e fortë, stabile,, dhe që shikon përpara, në asnjë rrethanë që shikon pas. Këtu duan edhe miqtë tanë, edhe SHBA, edhe BE, edhe NATO. Shpreh mirënjohje për rolin e Ali Ahmetit për marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë, që i hap rrugë Maqedonisë të jetë pjesë e NATO-s", tha Thaçi.

Mbështeti kauzën e korrigjimit të kufijve, dhe doli ashpër kundër shkëmbimit të territoreve.  Ai tha se Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës, ndërsa territorit të Kosovës nuk do t’i preket asnjë centimetër.

Thaçi tha se pa shkelur mbi trupin e tij, askush nuk do të mundë të cenojë asnjë milimetër të territorit të Republikës së Kosovës. Një deklaratë që rrëmbeu duartrokitjet e sallës.

"Shkëmbimi i territoreve: Kurrë nuk do të ndodhë (duartrokitet). Shkëmbimi i territoreve është pazar dhe askënd nuk do të lejojmë të bëjë pazar me kauzën. Pa shkelur mbi trupin tim nuk do ta cënojë askush territorin e Kosovës, asnjë pjesë të territorit. Për ndarje të Kosovës, dhe ata që flasin sot, janë ata që kanë ndihmuar Milloshevicin, të cilët i kam dëbuar nga Kosova. Korrigjimi i kufijve: PO. sepse nuk ka njeri në botë që ma mohon angazhimin tim, për bashkëngjitjen me territorin e Kosovës pa u cënuar territori. Jemi në një konflikt të ngrirë që duhet ta tejkalojmë"

Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, 'thumboi' edhe  kundërshtarin më të madh të idesë për korrigjim të kufijve, Ramush Haradinajn, duke thënë se ideja e tij për Konferencë Ndërkombëtare do t’i mundësonte Rusisë që të merrte pjesë. Sipas tij, Haradinaj tashmë ka hequr dorë nga një ide e tillë, pas këshillave që i ka dhënë vetë Thaçi.

"Nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë organizimin e ndonjë konferencë ndërkombëtare ku merr pjesë edhe Rusia, do duhet ta udhëheqë vetëm Be atë proces dhe është mbështetja e SHBA. me asnjë çmim nuk do të lejojmë as me qarkulluar më tutje si ide, ndonjë union ballkanik, është cënim i kombit tonë, është rikthim prapa për kombin tonë. Unioni jonë, është i BE, NATO dhe miqësia e përjetshme me SHBA. Edhe propozuesit, i kam këshilluar të heqin derë, është mirë të heqin dorë. Kërkohet edhe nga ju zgjim që t'i ndërprisni këto ide”, ka shtuar ai.

Thaçi gjithashtu ka kundërshtuar idenë për krijimin e një ‘Unioni Ballkanik’.

“Në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim nuk do të lejojmë edhe ma tutje me qarkullua si ide në Union Ballkanik Një ide e tillë është cenim i kombit tonë. Ideja për union Ballkanik është kthim mbrapa. Unioni për Kosovën është BE-ja, NATO dhe SHBA-të. Këto ide nuk janë në interes të kombit”, shton ai.

Thaçi gjithashtu ka thënë se nuk do të lejohet që për interesa të ngushta politike të prishen raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Duhet të punojmë së bashku me SHBA-në. Me asnjë çmim, nuk do të lejojmë që asnjë broçkull e politikës ditore elektorale të cenoj raportin e  posaçëm dhe të përhershëm me hisedarët e pavarësisë së Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Presidenti i Kosovës.

 


Lajmi kryesor:

Samiti i Diasporës/ Thaçi: Pa shkelur mbi trupin tim nuk do ta cënojë askush territorin e Kosovës


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja