Samiti i Diasporës/ Thaçi: Pa shkelur mbi trupin tim nuk do ta cënojë askush territorin e Kosovës

Ka nisur në Tiranë punimet Samiti i Diasporës, i oganizuar nga qeveria shqiptare, nën kujdesin e ministrit për Diasporën, Pandeli Majko. Veç shqiptarëve që kanë kontribuuar për vendin, nga anembanë botës, ky Samit bashkoi edhe liderët shqiptarë në Kosovë dhe Maqedoni, si Presidenti Hashim Thaçi dhe kreu i BDI-së në Maqedoni, Ali Mehmeti.

Në këtë samit dy ditor, diskutohen çështje të rëndësishme, si vota si e drejtë e emigrantëve, zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm i vendit tonë, Shqipërisë; identiteti shqiptar, por edhe ftesat për të huajt që duan të vizitojnë vendin tonë me mrekullitë e saj natyrore dhe humane që ofron.

Gjatë Samitit, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se nuk do të ketë kurrë shkëmbim territoresh me Serbinë duke thënë se duhet të kalojnë mbi trupin e tij për ta arritur këtë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:15
Rama shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni dhe...në Serbinë e Jugut: Jemi më mirë se dje

Edi Rama ka folur sot në Samitin e Diasporës, nga ku iu drejtua shqiptarë në Kosovë, Maqedoni dhe në Serbinë e Jugut se janë shumë mirë se në samitin e parë. Ai vuri theksin në zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni. Rama tha se shqiptarët e bashkuar janë më të mirë dhe arrijnë shumë më shumë se sa të ndarë.

"Dua të ndaj me ju disa mendime që i vlejnë vëllazërisë shqiptarë pavarësishte nëse jetojnë në Shqiperi, Kosove, Maqedoni apo në Jugun e Serbisë. Nga samiti i shkuar Shqipëria është më e mirë dhe shqiptarët në përgjithësi janë më mirë. Nga samiti i shkuar në këtë samit në kuvendin e Maqedonisë është folur shqip. Mes këtyre viteve shqiptarët në Maqedonin E Veriut u vunë në shënjestër si të ishin qytetarë të kategorisë së dyte Pas bashkëpunimit mes nesh dhe atyre, shqiptarët sot janë shumë më mirë sec ishin dje dhe ajo që për ata ishte e papranuseshme u bë gjuhë zyrtare. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni të Veriut dhe nuk do kishte marrëveshje të Prespës as marrëveshje me NATON apo BE-në. Jemi të lumtur të shohim se shqiptarët në atë shtet janë më mirë sec ishin në samitin e parë. Të gjithë së bashku duhet t'i bashkohemi apeli të Thacit. Atje ku shqiptarët bashkohen janë më të mirët dhe fitojnë. E sotmja tregon se armiku më i madh janë vetë shqipatrët. Kudo ku bashkohemi nuk na mund dot aksush.

Nga ana tjetër nuk mund të rri pa e thënë atë që ndjej dhe atë që ndjeva kur foli presidenti i Kosovës, gjë që nuk e kisha në fjali, por duke u nisur nga shembulli që dha Ali Ahmeti, dua të them se Kosova dhe shqiptaria përmes Kosovës është përballë një sfide e cila vendoset sot.

Nuk ka pasur asgjë më penguese për shqiptarët se sa kur i dalin përballë shqiptarët. Per hesape të vogla të mjedisit politk e marrin flamurin dhe e kthejnë në një armë kundër njëri-tjterit, Historia e kosovës është hstoria e bashkimit. Të gjithë kontrubuan për të cliruar Kosovën, Këtë solli bashkimi, Kosovën që kemi sot, por ajo nuk është ende Kosova që duam, që duhet të njihet nga të gjithë. Kjo është një sfidë për të cilën duhet të kontribuojnë", tha Rama

Ora 11:45
Samiti i Diasporës/ Thaçi mesazhe të qarta Serbisë dhe Rusisë, salla shpërthen në duartrokitje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nga Samiti i Dytë i Diasporës shqiptare, mbajtur në Tiranë, përshëndeti kreun e BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, për rolin e luajtur në arritjen e marrëveshjes historike me Greqinë.

"Përulemi para jush për kontributin tuaj. Sot kombi shqiptar ka nevojë që vetëm të fuqizohet ky rol i Shqipërisë në angazhimet euroatlantike, të fuqizohen reformat dhe të lëvizë sa më shpejt drejt të ardhmes evropiane. Kombit i duhet një Shqipëri e fortë, stabile,, dhe që shikon përpara, në asnjë rrethanë që shikon pas. Këtu duan edhe miqtë tanë, edhe SHBA, edhe BE, edhe NATO. Shpreh mirënjohje për rolin e Ali Ahmetit për marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë, që i hap rrugë Maqedonisë të jetë pjesë e NATO-s", tha Thaçi.

Mbështeti kauzën e korrigjimit të kufijve, dhe doli ashpër kundër shkëmbimit të territoreve.  Ai tha se Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës, ndërsa territorit të Kosovës nuk do t’i preket asnjë centimetër.

Thaçi tha se pa shkelur mbi trupin e tij, askush nuk do të mundë të cenojë asnjë milimetër të territorit të Republikës së Kosovës. Një deklaratë që rrëmbeu duartrokitjet e sallës.

"Shkëmbimi i territoreve: Kurrë nuk do të ndodhë (duartrokitet). Shkëmbimi i territoreve është pazar dhe askënd nuk do të lejojmë të bëjë pazar me kauzën. Pa shkelur mbi trupin tim nuk do ta cënojë askush territorin e Kosovës, asnjë pjesë të territorit. Për ndarje të Kosovës, dhe ata që flasin sot, janë ata që kanë ndihmuar Milloshevicin, të cilët i kam dëbuar nga Kosova. Korrigjimi i kufijve: PO. sepse nuk ka njeri në botë që ma mohon angazhimin tim, për bashkëngjitjen me territorin e Kosovës pa u cënuar territori. Jemi në një konflikt të ngrirë që duhet ta tejkalojmë"

Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, 'thumboi' edhe  kundërshtarin më të madh të idesë për korrigjim të kufijve, Ramush Haradinajn, duke thënë se ideja e tij për Konferencë Ndërkombëtare do t’i mundësonte Rusisë që të merrte pjesë. Sipas tij, Haradinaj tashmë ka hequr dorë nga një ide e tillë, pas këshillave që i ka dhënë vetë Thaçi.

"Nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë organizimin e ndonjë konferencë ndërkombëtare ku merr pjesë edhe Rusia, do duhet ta udhëheqë vetëm Be atë proces dhe është mbështetja e SHBA. me asnjë çmim nuk do të lejojmë as me qarkulluar më tutje si ide, ndonjë union ballkanik, është cënim i kombit tonë, është rikthim prapa për kombin tonë. Unioni jonë, është i BE, NATO dhe miqësia e përjetshme me SHBA. Edhe propozuesit, i kam këshilluar të heqin derë, është mirë të heqin dorë. Kërkohet edhe nga ju zgjim që t'i ndërprisni këto ide”, ka shtuar ai.

Thaçi gjithashtu ka kundërshtuar idenë për krijimin e një ‘Unioni Ballkanik’.

“Në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim nuk do të lejojmë edhe ma tutje me qarkullua si ide në Union Ballkanik Një ide e tillë është cenim i kombit tonë. Ideja për union Ballkanik është kthim mbrapa. Unioni për Kosovën është BE-ja, NATO dhe SHBA-të. Këto ide nuk janë në interes të kombit”, shton ai.

Thaçi gjithashtu ka thënë se nuk do të lejohet që për interesa të ngushta politike të prishen raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Duhet të punojmë së bashku me SHBA-në. Me asnjë çmim, nuk do të lejojmë që asnjë broçkull e politikës ditore elektorale të cenoj raportin e  posaçëm dhe të përhershëm me hisedarët e pavarësisë së Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Presidenti i Kosovës.

 

Ora 11:44
Ali Ahmeti: Momentet historike rrjedhat i kanë pasur nga diaspora

Gjatë fjalës së tij në Samitin e dytë të Diasporës, kreu i BDI në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti tha se momentet më të rëndësishme historike të kombit shqiptar rrjedhat i kanë pasur nga diaspora.

Kreu i BDI u shpreh se Rilindja Kombëtare veproi në perëndim dhe në lindje, por energjitë i vendosi në shërbim të atdheut.

“Momentet më të rëndësishme historike rrjedhat i kanë pasur nga mërgata. Skënderbe u mobilizua dhe zbarkoi në djepin ku u përkund Rilindja Kombëtare veproi në perëndim dhe në lindje, por energjitë i vendosi në shërbim të vendit dhe të atdheut.”- tha kreu i BDI, Ali Ahmeti.

Ora 11:00
Samiti i Diasporës/ Violinisti që po na krenon nëpër botë: Prindër, mësojini fëmijëve gjuhën shqipe!

Violinisti shqiptar me famë botërore, Olen Cezari, ishte pjesë e Samitit të Diasporës që u çel sot në Tiranë.

"Jam mësuar të bëj koncerte, jo fjalime, Përfaqësoj atë pjesë të vogël shqiptare në Itali, nga 800 mijë jemi pak a shumë se mbaj mend...Kam pasur fatin të shkoj në Itali si muzikant, ne ishim ato që hanim grushtin, por thonim hej, ne jemi shqiptarëve. Por jeta ka vazhduar, ne jemi integruar në jetën e përditshme italiane, dhe ne si artistë kemi pasur fatin që me zanatin që kemi të jemi përpara botës. Unë udhëtoj shumë, dhe kudo ku shkoj thonë: po vjen një violinist shqiptar. Dhe më në fund kemi diasporën tonë, sepse unë po shkoj nëpër botë për Italinë, më në fund tani shkoj të përfaqësoj Shqipërinë. Muzika është një mur që lidh botën dhe nuk ka nevojë për fjalë, kurse ne si shqiptarë kemi nevojë ta rikujtojmë shqipen. Prindër, mos ja lëshoni shqipen fëmijëve se kjo është thelbësore që ta mbartin gjuhën edhe tek gjeneratat e tjera. Faleminderti që keni ardhur nga çdo cep i botës, keni lënë familjen punën, dhe asnjë nuk ka ardhur me shpenzimet tuaja. Vitin tjetër, do ishte mirë ta organizonim ne", tha ai.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt