Samiti i NATO-s, Rama dhe ministrja e Jashtme nisen drejt Madridit! Ja cili do jetë fokusi i diskutimeve

Samiti i NATO-s, Rama dhe ministrja e Jashtme nisen drejt Madridit! Ja cili do jetë fokusi i diskutimeve

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama gjatë pritjes zyrtare nga mbreti i Spanjës

Në kuadër të samitit të NATO-s delegacioni shqiptar është nisur drejt Madridit ku do të marrë pjesë në punimet e tij. Ky samit është i pari që prej nisjes së luftës në Ukrainë. Mësohet se delegacioni kryesohet nga kreu i qeverisë dhe pjesë e tij do të jetë edhe ministrja e jashtme, Olta Xhaçka.

Siç thuhet edhe në njoftimin e ministres, ajo do të zhvillojë takime me homologet e Finlandës, Holandës e Norvegjisë. Në samitin e NATO-s, fokusi i bisedimeve do të jenë vijimi i çështjes së Ukrainës si dhe dakordësimi mbi Konceptin Strategjik 2022.

'Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është nisur sot për  samitin e NATO-s që do të mbahet në Madrid, si pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Edi Rama.  Ministrja Xhaçka do të zhvillojë takime me homologë të Finlandës, Holandës dhe Norvegjisë.  Në samit do të diskutohen ndër të tjera vazhdimi i mbështetjes ndaj Ukrainës për një afat më të gjatë, si dhe dakordësimi mbi Konceptin Strategjik 2022', njofton ministria e Jashtme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:20
Mblidhen në Madrid liderët e NATO-s! Lufta në Ukrainë dhe zgjerimi i aleancës, fokusi i takimit! Zelenskyy i pranishëm me videomesazh

Sot në Madrid mblidhen 30 udhëheqësit e aleancës së NATO-s, për një takim të nivelit të lartë që zhvillohet nesër dhe pasnesër. Takimi vjen në një periudhë të vështirë, të shkaktuar nga agresioni rus kundër Ukrainës. Gjatë takimit udhëheqësit pritet të shfaqin unitetin e tyre në mbështetje të Kievit, të vendosin për shtimin e pranisë së forcave të NATO-s në krahun lindor të saj dhe miratimin e një koncepti strategjik mbi përparësitë e aleancës në dekadën e ardhshme.

Rrugët e kryeqytetit spanjoll janë shumë të ngarkuara.

"Madridi është i pakalueshëm nga numri i madh i njerëzve, trafiku dhe siguria”, thotë një banor.

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut takohet këtë javë në Madrid në një periudhë urgjente të ripohimit të misionit të saj origjinal, atë të parandalimit të agresionit të Rusisë kundër demokracive perëndimore.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe udhëheqës të tjerë të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, duan të tregojnë forcën dhe unitetin në mbështetje të rezistencës së Ukrainës ndaj sulmit të ashpër të forcave të Presidentit rus Vladimir Putin.

30 anëtarët e NATO-s pritet që të rrisin mbështetjen për Ukrainën, të shtojnë praninë e forcave të tyre në krahun lindor të aleancës dhe të miratojnë një koncept strategjik, që përcakton përparësitë kryesore për dekadën e ardhshme – me theks të veçantë ndaj ambicieve ushtarake ndërkombëtare në rritje të Kinës.

“Është një takim i nivelit të lartë që zhvillohet në një nga momentet më dramatike të marrëdhënieve të Bashkimit Evropian me Rusinë dhe gjithashtu me Shtetet e Bashkuara. Është takim shumë i rëndësishëm. Është hera e parë që ndodh gjatë një lufte në Evropë”, thotë Javier Solana, ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Sulmi rus në Ukrainë e ka kthyer NATO-n në parimet fillestare të saj.

Rusia është çështja dhe kundërshtari kryesor me të cilin përballet aleanca. Në takimin e nivelit të lartë në Madrid do të diskutohen mënyra për të mbështetur Ukrainën dhe për të forcuar mbrojtjen përgjatë kufijve lindorë të NATO-s, ku vendet si Rumania deri tek shtetet baltike shqetësohen se mund të jenë shënjestra e radhës e Vladimir Putinit.

Zgjerimi i NATO-s drejt lindjes, në atë që zoti Putin e sheh si sferë tradicionale të ndikimit të Rusisë, çon në thelbin e arsyetimit të Moskës për sulmin e saj ndaj Ukrianës. Para luftës, Presidenti Putin kërkoi nga NATO të ndalonte zgjerimin dhe të tërhiqte forcat e saj nga lindja. Por, sulmi rus po shkakton të kundërtën.

Aleanca po përpiqet të ruajë një ekuilibër të ndjeshëm, duke armatosur Ukrainën, por pa u futur në një konfrontim të drejtpëdrejtë me Rusinë, e cila zotëron armë bërthamore.

Kjo është arsyeja përse nuk parashikohet futja e Ukrainës në NATO në të ardhmen e afërt, pavarësisht se ky vend është futur në rrugën e anëtarësimit, së bashku me Gjeorgjinë, më 2008.

Presidenti ukraians Volodymyr Zelenskyy pritet që t’u drejtohet udhëheqësve të NATO-s në një lidhje videofonike, por ai ka pranuar se anëtarësimi në NATO është një synim i largët dhe se tani ai është i përqëndruar në anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian.

Sidoqoftë, zgjerimi i alenacës mund të ndodhë. Finlanda dhe Suedia kanë braktisur statusin e tyre neutral, duke kërkuar anëtarësim në NATO, si masë mbrojtjeje ndaj një Rusie gjithnjë e më agresive. Por Turqia, e cila ka ushtrinë e dytë më të madhe të NATO-s, është pengesë për qëllimet e Suedisë dhe Finlandës, të paktën tani për tani.

“Turqia nuk ka kundërshtuar në mënyrë të pakthyeshme, por ajo dëshiron që shqetësimet e saj të sigurisë të zgjidhen”, thotë Salvador Sanchez Tapia, profesor në Universitetin e Navarrës.

Suedisë dhe Finlandës u duhet mbështetje unanime e të gjithë anëtarëve të NATO-s, por presidenti turk Recep Tayyip Erdogan vazhdon të këmbëngulë se ai do të lejojë futjen e dyshes nordike në NATO, vetëm nëse ato ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj grupeve rebele kurde, të cilat Turqia i konsideron si terroriste. Turqia kërkon po ashtu ekstradimin e anëtarëve të organizatave kurde që janë kundër qeverisë së presidentit turk dhe heqjen e kufizimeve ndaj Turqisë për eksportet e armëve.

“Nuk do të ndryshojmë qëndrimin tonë derisa Suedia dhe Finlanda të ndërmarrin hapa të qartë, konkretë dhe të vendosur për luftimin e terrorizmit”, tha zoti Erdogan dy javë më parë në parlamentin turk.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg organizoi bisedime me Turqinë, Suedinë dhe Finlandën javën e kaluar, në përpjekje për të tejkaluar ngërçin, por nuk është e garantuar se në takimin e Madridit do të ketë përparim./VOA

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kloe: 28/06/2022 19:32

    Shpresojm qe te zgjidhet sa me shpejt ceshtja ukraine rusi dhe shqiperia te ket nje perfaqesi dinjitoze mga zoti rama mbi vendimet qe do merren

    Përgjigju
  • Bledi: 28/06/2022 19:31

    Shpresojm nje perfaqesim sa me dinjitoz nga zoti rama dhe deegacioni shqiptar

    Përgjigju
  • Xhoi: 28/06/2022 19:27

    Shpresoj te mbaroje kjo lufte sepse sinqerisht na ka lodhur shume

    Përgjigju
  • Urim: 28/06/2022 19:26

    Vetem lajme pozitive presim

    Përgjigju
  • fatos: 28/06/2022 18:11

    shpresojme qe te na sillni lajme pozitive nga madridi dhe na perfaqesoni ne menyren me te denje

    Përgjigju
  • Genci: 28/06/2022 17:56

    Uroj qe kjo lufte te marre fund sa me shpejt dhe ti kthehen jetes qe kishin te gjithe

    Përgjigju
  • Bledi: 28/06/2022 17:55

    Shpresojme te kete lajme te mira dhe ndihemi teper krenare qe kemi nje kryeminister si ju

    Përgjigju
  • Vani: 28/06/2022 17:21

    Kryeministri jone gjithmone ben gjera te mira per vendin tone

    Përgjigju
  • Olti: 28/06/2022 17:21

    Ndihemi krenare qe kemi nje kryeminister qe ben kaq shume takime zyrtare qe sjellin te mira dhe per vendin tone

    Përgjigju
  • Ana: 28/06/2022 16:42

    Rama gjithmone e ka mbeshtetur Ukrainen urojme te kete lajme te mira

    Përgjigju
  • Eri: 28/06/2022 16:41

    Urojme qe kjo lufte te marre fund 1 ore e me pare dhe Ukraina te stabilizohet

    Përgjigju
  • Laert: 28/06/2022 16:41

    Hiqini keto komente sufllaqiste se lane nam...

    Përgjigju
  • mondi: 28/06/2022 16:41

    Gjithmone e ka mbeshtetur Rama Ukrainen dhe ka perdorur imazhin e tij per te ndikuar sa me shume pozitivisht ne mendimet e te tjereve per ta mbeshtetur kete vend fatkeq.

    Përgjigju
  • jorgo: 28/06/2022 16:39

    Rama po e mban gjalle ket vend me kto takimet qe sjellin vetem gjera te mira ne vend dhe ndikojne vetem qe te zgjidhen problemet qe kemi ne vend

    Përgjigju
  • Tana: 28/06/2022 16:34

    Shpresoj qe nato te ndermarre masa per ndalon e liftes dhe mbrojtjes e ukraines sa me shpejt

    Përgjigju
  • Gazi: 28/06/2022 16:31

    Shpreosje shume qe kjo lufte e tmerrshme te perfundoje dhe ukraina te rifitoje paqen e humbur. Presim lajme te mira

    Përgjigju
  • Prek: 28/06/2022 16:25

    Samiti i natos duhet te perqendrohet ne sigurine e vendeve aleate sidomos ne keto kushte lufte qe ndodhemi momentalisht

    Përgjigju
  • Albi: 28/06/2022 16:24

    Shpresojm qe situata e ukraines te zgjidhet sa me shpejt dhe nato ta shikoje me prioritet duke qene se luftimet nuk po ndalojne dhe njerezit po humbasin jeten

    Përgjigju
  • ERDA: 28/06/2022 16:21

    Rama po i jep nje rendesi shume te madhe ceshtjes se Ukraines dhe mendoj se eshte nje veprim shume human qe duhet te vije nga te gjithe kreret e shteteve dhe te marin pak shembull nga Rama per te ndikuar per mire ne kete ceshtje delikate.

    Përgjigju
  • anisa: 28/06/2022 16:19

    Keto takime qe organizohen gjithmone do te ndikojne shume pozitivisht ne vend.Dhe uroj te shkoje cdo gje mire dhe te perdorin strategji qe do te sjellin vetem permiresime ne vend.

    Përgjigju
  • Paola: 28/06/2022 16:15

    Pergezime dhe suksese ne kete pune te ndermarre zoti Rama, keni arritur te mbani marredhenie te shkelqyera

    Përgjigju
  • Roni: 28/06/2022 16:14

    Jam i sigurte qe me keto marredhenie te mira dhe marreveshjet e duhura qe kryeministri po krijon, shume shpejt jemi pjese e BE.

    Përgjigju
  • Elena: 28/06/2022 16:13

    Rama ka arritur te mbaje marredhenie shume te mire me vendet e huaja dhe fale kesaj gjendet ne nje stad te tille tani, gje qe ehte per tu pergezuar.

    Përgjigju
  • Marjusi: 28/06/2022 16:13

    Marredhenia me shtetet e tjera gjate viteve te fundit duket qartazi qe jane shume te mira. Kjo vetem prej z.Rama.

    Përgjigju
  • Papi: 28/06/2022 16:11

    Vazhdoni perparoni ne fushen dhe aspektin nderkombtar. E keni shum mire dhe mos ndaloni ketu

    Përgjigju
  • Ilir: 28/06/2022 16:11

    Presim perfaqesim dinjitoz nga ana juaj ashtu dic beni gjithmone ne cdo takim tuajin

    Përgjigju
  • Fadili: 28/06/2022 16:10

    Duhet me u perpjek edhe per kosoven aty se duhet ta antarsojm sa me shpejt

    Përgjigju
  • Ismet: 28/06/2022 16:10

    Jemi te bindur qe cdo gje do shkoje me se miri sepse duke realizuar projekte dhe propozuar ide te reja e mira eshte prabe nesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Pas 331 ditëve në 'arrest shtëpiak', Sali Berisha rikthehet sot tek selia e Partisë Demokratike

Pas 331 ditëve në 'arrest shtëpiak', Sali Berisha rikthehet sot tek selia e Partisë Demokratike