Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, në një intervistë dhënë radios “Cadena Ser” në fillim të samitit të Aleancës Atlantike në Madrid tha se Rusa po rrit ndikimet e saj në Afrikë, gjë të cilën, NATO duhet ta vlerësojë si kërcënim.
"Është e qartë se Rusia po zgjerohet në Afrikë, për shembull përmes kompanisë paraushtarake “Wagner", prandaj vendet e NATO-s duhet të parashikojnë këto lloj kërcënimesh, duke aktivizuar strategji për t'iu përgjigjur në mënyrë efektive çdo lloj sfide." Tha Kryeministri Sánchez
Lajmi kryesor:
Samiti i NATO-s/ Zelensky: Na duhen më shumë armë, lufta e Rusisë s’përfundon me ne! Biden: Shtojmë praninë e trupave në Itali dhe Gjermani









