Mrkic u tha gazetarëve në Beograd se edhe pse organizatorët anuluan samitin, një takim ministerial do të mbahet në 31 maj sipas formatit “Gymnich”. Sipas tij, Serbia nuk ka asgjë kundër pjesëmarrjes së ministrit Enver Hoxhaj. Nën formulën “Gymnich”, pjesëmarrësit në takim angazhohen në diskutime të lira mbi probleme specifike, pa arritur në përfundime formale.
Në mbledhje të tilla, pjesëmarrësit përfaqësohen vetëm me emrin e tyre, pa përmendur postin apo vendin që përfaqësojnë. “Kosova nuk është anëtarë e SEECP, ndaj nuk mund të marrë pjesë në mbledhje”,-tha Mrkic, duke shtuar se çdokush shpresonte që pas marrëveshjes së Brukselit gjërat do të ndryshonin, por çështja në fjalë nuk përmendet në marrëveshje. “Ne kemi pjesëmarrjen e Kosovës në konferecat rajonale. Prishtina mund të marrë pjesë”,-tha ai.
Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)