Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, që po merr pjesë në Samitin e Poznanit shprehet se duhet të përfundojë me një mesazh të fuqishëm për hapjen e negociatave të Shqipërisë në tetor.
Duke marrë pjesë në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor me Ministrat e shteteve anëtare të BE-së, mbështetëse të Procesit të Berlinit, Cakaj kërkon që vendet pjesëmarrëse të shprehen qartë në mbështetje të hapjes së negociatave me Shqipërinë.
Cakaj thotë se platforma zhvillimore e bashkëpunimit rajonal nuk mund të zëvendësojë procesin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.
Ministri në detyrë Cakaj shkruan në rrjetin social Facebook se mbledhja e ministrave të Jashtëm në Poznan të Polonisë u përqendrua në dy tema kryesore:
“Bashkimi rajonal në shërbim të procesit të integrimit evropian dhe fuqizimi i shoqërisë civile si mekanizëm i patjetërsueshëm i nxitjes së ndërveprimit rajonal,” shkruan Cakaj.
Ai shprehet se Nisma sikurse RYCO dhe Fondi i Ballkanit Perëndimor janë duke pasur një ndikim mjaft pozitiv në procesin e pajtimit ndëretnik në Ballkan. Ministri në Detyrë përshëndet dhe arritjet e tjera në kuadrin e bashkëpunimit rajonal.
“Marrëveshja për uljen e çmimeve të shërbimeve të roaming, njohja e diplomave dhe kualifikimeve akademike dhe mbështetja e nismave të tjera në shërbim të aftësive teknologjike dhe digjitale do të kenë një efekt të konsiderueshëm në shërbim të zhvillimit të përgjithshëm profesional dhe ndërveprimit të thellë doganor në nivel rajonal,” shkruan ai.
Cakaj e mbyll duke deklaruar se përfshirja e shoqërisë civile në strukturat negociatore të interesit nuk është thjesht vlerë e shtuar por detyrim themelor i rrugëtimit evropian.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.7%
-
I keq
22.6%
-
As i mire as i keq
33.7%
Vota total: 1636
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përplasja Rama-Meta për 'Cakajn', GJK: Për emërimin e ministrave kompetencë Kryeministri, Presidenti dhe Kuvendi, por të udhëhiqen nga parimi i luajalitetit
25 Maj 2021, 17:03
-
'Përballja' Rama-Meta në Kushtetuese për emërimin e ministrave, përfaqësuesja e qeverisë: Presidenti cënoi kompetencat e kryeministrit! Dervishaj: S'qëndron pretendimi
18 Maj 2021, 07:46
-
Refuzimi për dekretimin e Gent Cakajt si ministër, Kushtetuesja seancë në 18 maj! Përballja e parë Meta-Rama pas 25 prillit
30 Prill 2021, 11:45
-
Shtyhet 'përballja' e Metës dhe Ramës në Gjykatën Kushtetuese, një gjyqtare me COVID! Kërkohet sqarimi i kompetencave të Presidentit për emërimin e ministrave
23 Mars 2021, 12:30
-
Kërkoi ndihmë për babain e sëmurë me COVID, Gent Cakaj gjen zgjidhje: Është siguruar plazma e gjakut
16 Mars 2021, 16:57
-
Padia për emërimin e ministrave/ Rama-Meta përfundojnë në ‘Kushtetuese‘ më 25 mars (EKSKLUZIVE)
11 Shkurt 2021, 09:29
-
Cakaj dorëzon detyrën në krye të diplomacisë! Rama: E kreu në kushte ngërçi, u godit në mënyrë absurde! Xhaçka: Ministria e Jashtme duhet të shkëlqejë! Reformim konsullatave
5 Janar 2021, 08:08
-
Xhaçka në krye të diplomacisë shqiptare, Pompeo: Partnere e fortë, presim zgjerim të lidhjeve SHBA-Shqipëri! Ministrja: E lumtur që do luaj këtë rol modest
30 Dhjetor 2020, 19:08
-
Cakaj do të kandidojë për deputet në Kosovë? Vjen reagimi nga PDK: E ka derën e hapur
29 Dhjetor 2020, 21:01
-
Cakaj merr 'me vete' dhe zv.ministrin e Jashtëm, lirohet nga detyra Sokol Dedaj
29 Dhjetor 2020, 19:16
-
Rikthimi tek qeveria politike
29 Dhjetor 2020, 18:09
-
Ndryshimet në qeveri, Bardhi: Riciklim i të korruptuarve! Po u gjen punë vetëm miqve të tij
29 Dhjetor 2020, 14:10