Sali Berisha ende nuk e beson që samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri. Kreut të PD-së nuk i mjaftoi as deklarata e vetë sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s se samiti i ardhshëm do të mbahet në vendin tonë, por nga selia blu tha se ka 2 muaj që qarkullojmë zëra të ndryshëm.

“Nuk them se zhvillohet apo nuk zhvillohet. Unë nuk dëgjova një fjalë mirupafshim në Shqipëri, në Tiranë. Nuk e dëgjova. E vërteta është që në samitin e mëparshëm për vitin 2027 ishte caktuar Tirana, kjo është e njohur. Por ka mbi dy muaj që qarkullojnë zëra të ndryshëm. Unë nuk mund të komentoj, as se zhvillohet, as se nuk zhvillohet. Në dokumentet e NATO-s kur përfundon një samit, informohet samiti tjetër dhe vendi, kësaj here nuk ndodhi”, tha Berisha.

Për kryeministrin Edi Rama, ai thotë se u injorua nga liderët botërorë në samitin e NATO-s që u mbajt në Ankara.

“Ju e patë vetë, e patë vetë në samit. E patë besoj apo jo? Aty ishte njeriu më i vetmuar. Sharlatani më i damkosur. Hokatari më i shpifur.  Që mendoi se me atletet e bardha, s'po përdor shprehjet që i meriton në këtë rast, do mund të tërhiqte vëmendje dhe tërhoqi vetëm përçmim.  E patë vetë. Nuk ka një foto. Nuk ka një fjalë. Ka vetëm atletet e tij. Për të cilat protokolli turk, në darkën presidenciale i nxori kartonin e kuq: S'mund të vish!

Edhe u detyrua të kthehet, mos bëjë më ekzibicionistin, por të zbresë tek këpucët normale për ngjarje të tilla. Shikojeni ju kur shkon, kur futet në pallatin presidencial për darkën e presidentit. Por aty nuk u tolerua, u përçmua. Ai pra hyri dhe doli nga ai samit si i vetmi njeri i përçmuar. Kjo është e vërteta”, tha Berisha.

Ndërsa me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutten, me të cilin kreu i qeverisë shqiptare, pati një takim kokë më kokë, tha se kishte planifikuar edhe një konferencë të përbashkët, e cila sipas Berishës, u anulua.

“Rama kishte bërë gati të gjitha kamerat e televizioneve të tij dhe prisnin me padurim kur ai do të dilte në konferencë të veçantë shtypi. Nuk patë gjë. Kjo është ajo që mund të komentoj”, tha Berisha.

Një ditë më parë, Berisha aludoi se kryeministri Edi Rama kishte shkuar si udhëheqës i delegacionit shqiptar në vend të Presidentit Begaj, por Presidenca e përgënjeshtroi për Report Tv këtë pretendim, duke e quajtur tërësisht të pavërtetë.

Kryedemokrati u ndal gjatë një konference për mediat, edhe te protesta qytetare, duke thënë se deklaratat e kryeministrit Edi Rama për përfshirje të vendeve të tjera të rajonit, po krijon një klimë armiqësie me fqinjët.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 09/07/2026 13:51

    Historia e njef mire se kush eshte : ujku qimen e nderron po zakonin se harron krimineli ,grabitqari ti kthej popullit shqiptare gjithe thesarin e shtetit shqiptar qe ka grabitur.Mos te flasi me ne emer te popullit ky tradhetar i pa bese!!Kemi prere biletat e jetes te gezimeve te hares po pa kete matuf plak shpirt zi Berish baloz i zi!!

    Përgjigju
  • Kola: 09/07/2026 13:37

    Pirll pirll se lirohesh i pafytyrë, mashtrues

    Përgjigju
  • gurdi: 09/07/2026 13:04

    Sali, Sali je bo si myku i patates!

    Përgjigju
  • argi: 09/07/2026 13:01

    Bastard se shqiperia qe nuk ka ecur me shume perpara jeni ju ai qe e keni penguar, nuk po ta jep drejtesia shqiptare ndeshkimin po zoti nuk shpeton dot, do ta marresh drejtesine nga ai.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 9 Korrik, 15:08

    Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?