Samiti i VI-të i Komunitetit Politik të Europës në Tiranë mbaroi, por jo emocionet dhe përshtypjet që ai la pas si në botën mbarëshqiptare, ashtu edhe në korridoret politike dhe mediatike.
Përtej diskutimeve të rëndësishme që lidheshin me situatën gjeopolitike në rajon, NATO, lufta në Ukrainë, siguria e mbrojtjes dhe marrëveshjet ndërpalëshe, ajo që ra në sy ishin edhe detajet pikante.
Nga “shiu anglez” që e ‘solli’ kryeministri britanik Keir Starmer, dhe deri tek atletet me yllin europian të kryeministrit Edi Rama apo gjunjëzimin në shenjë kortezie dhe respekti të kryesocialistit ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni në tapetin e kuq.
Nuk munguan edhe batutat me Ramën në vështrimin e tij lutës nga qielli drejt Zotit për të sjellë diellin e pushuar shiun, ardhja e Macron bashkë me kohën e mirë (shiu kishte pushuar) dhe video-mesazhi i animuar dhe i realizuar me Inteligjencë Artificiale, në spektaklin e organizuar te Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, me të gjithë liderët e sjellë në kohën e fëmijërisë dhe që përshëndesnin në gjuhën e tyre.
Duke shfrytëzuar pikërisht këto shkrepje artistike, kryeministri Rama ka gjetur rastin sot (18 maj), që me një postim të radhës në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, të ndajë një ‘buqetë’ fotosh pikante nga ky event historik për Shqipërinë.
“MIRËMËNGJES! dhe me FotoALBUMIN e mikpritjes shqiptare për Europën, ju uroj një të diel të paqtë!”, shkruan kreu i qeverisë karshi albumit mesazhin e tij për këtë ditë.
A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si po e menaxhon qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
53.1%
-
Keq
35%
-
Nuk e di
11.9%
Vota total: 748
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shtyhet seanca për aferën e 'Partizanit' në GJKKO! Mbrojtja e Berishës kërkon si dëshmitar edhe Edi Ramën
12 Janar, 12:07
-
Kamarieri vodhi paratë në lokalin ku punonte, e denoncon menaxheri! Policia vë në pranga 35-vjeçarin
12 Janar, 11:42
-
‘Jam miku i Toninit, më duhen 40 mijë euro’, si u mashtrua kambisti nga ‘kryebashkiaku i Malësisë së Madhe’! 5 personat pjesë e grupit të Gjergjit
12 Janar, 11:35
-
Në Tropojë park eolik 600 MW, ndër më të mëdhenjtë në Evropë! Rama: Po shkojmë drejt sovranitetit të plotë energjetik
12 Janar, 10:52
-
“S’ka kohë për të humbur”- Ambasadori i BE në Shqipëri: Dosjet nëpër gjykata janë stok, të shtohet numri i gjyqtarëve e prokurorëve, si dhe i asistentëve të tyre ligjorë
12 Janar, 10:13
-
Preç Zogaj: Kur rrëzimi i qeverisë nuk varet nga opozita
12 Janar, 10:08
-
Deputeti Muçi: Duam zgjedhje të parakohshme, qeveria e përfshirë në skandale! Kurrë s'do ketë bashkëpunim me Berishën
12 Janar, 09:07
-
Pamje piktoreske nga Kolonja, 'zgjohet' nën petkun e bardhë të dëborës
12 Janar, 08:19
-
Fatos Çoçoli: Dueli Prokurori e Posaçme-Qeveri, dëmtohemi?
11 Janar, 21:43
-
Dyndje vizitorësh në Dajt pas borës, trafiku kilometrik vazhdoi edhe në mbrëmje (PAMJE ME DRON)
11 Janar, 21:36
-
Adrian Thano: Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
11 Janar, 20:37
-
25 kilometra trafik! PAMJE me DRON nga qarkullimi i bllokuar në rrugët e Dajtit
11 Janar, 18:17